“S’kemi dhënë urdhër,incidenti për moive të dobëta”

16/02/2005 Pala greke, pranon incidentin e shkaktuar nga kufitarët e tyre
SARANDË – Ka mbërritur reagimi i parë i palës greke për incidentin e ndodhur në ujërat e detit Jon pak ditë më parë, ku u qëllua me armë zjarri një peshkarexhë shqiptare.
Krerët e Kapitenerisë së portit të ishullit të Korfuzit, të cilët nuk kanë pranuar t’u përmendet emri, kanë bërë të ditur se drejtuesit e Kapitenerisë greke nuk kishin dijeni se skafi i policisë kufitare kishte hapur zjarr kundrejt një mjeti peshkimi shqiptar, pavarësisht nga vendndodhja e tij.
Titullarët e rojes kufitare greke theksuan për gazetën “Metropol” se, “nuk kemi dhënë asnjë lloj urdhri që peshkarexha shqiptare të qëllohej me armë zjarri nga efektivat tona të ruajtjes së vijës kufitare. Kjo mendohet të ketë dnodhur për motive të dobta dhe nga një acarim i momentit nga drejtuesit e varkës dhe ushtarëve grekë”, kanë vijuar më tej zyrtarët e Korfuzit.
Sipas njoftimeve, vunë më tej në dukje krerët e Kapitenerisë helene, “varka shqiptare në momentin e parë të ngjarjes nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar, pas kërkesës së rojeve kufitare greke, çka solli incidentin e 10 shkurtit.
Edhe zyratërt e Kapitenersië së portit të Korfuzit, pranuan se për incidentin ishin njoftuar nga homologët e tyre në Sarandë.
“Për ngjarjen jemi njoftuar vetëm nga Kapiteneria e Sarandës dhe kemi urdhëruar që skafi jonë të rikthehet në portin e Korfuzit”.
Duke u shprehur të gatshëm për një takim dypalësh, autoritetet e Korfuzit, kanë evidentuar marrëdhënie të mira që ekzistojnë në të dyja anët e bregut.
“Kemi një bashkëpunim mjaft të mirë me drejtuesit e portit të Sarandës dhe jemi në të njëjtën frymë për parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe shtimin e bashkëpunimit më të ngushtë dhe të një partneriteti të mirëfilltë në kuadrin e luftës për pengimin e trafiqeve te paligjshme dhe prostitucionit midis të dy shteteve. Jemi dakord të realizojmë një takim në vendin e ngjarjes ku ndodhi incidenti nga pakujdesia e protagonistëve të tij. Jemi të gatshëm të shkojmë dhe në qytetin e Sarandës për të zgjeruar bashkëpunimin tonë, pavarësisht incidenteve, të cilat ndodhin pa pëlqimin e të dyja palëve”.
Ndërkohë nga komisariati i policisë në Sarandë mësohet se nuk ka mbërritur asnjë përgjigje për ftesën për takim.