Trafiku i vizave në ambasada, letër-porosi për të implikuarit
Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me trafikun e vizave në përfaqësitë e ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë. Por mungesa e informacioneve nga këto përfaqësi ka sjellë që hetimet të përqendrohen vetëm te të dyshuarit shqiptarë. Burime zyrtare nga akuza e kryeqytetit thanë për gazetën se kanë nisur në drejtim të shtetit grek një letër-porosi me provat e marra nga ky trafik i vizave ku janë të përfshirë disa punonjës të ambasadës. "Disa ditë më parë dërguam në gjykatë 10 persona nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm. Ky grup, duke bashkëpunuar me disa perona që punojnë në disa ambasada të huaja në Tiranë arrinte të nxirrte viza të rregullta duke falsifikuar dokumentet që realizohej kërkesa. Më pas, punonjësit e ambasadave nuk i verifikonin këto dokumente dhe si rrjedhojë shumë qytetarë shqiptarë kanë përfituar viza të rregullta", thanë burimet nga akuza kryeqytetase. Në shumë raste, kërkesa e prokurorisë për më shumë informacion për punonjësit e ambasadave është refuzuar. Si rrjedhojë, dosja është ndarë në pritje të përgjigjeve që do të vijnë nga shtetet fqinje.
Vizat në ambasada
Sipas Prokurorisë së Tiranës, punonjës të disa ambasadave të huaja në Tiranë bashkëpunonim me një grup të mirorganizuar për trafik personash dhe falsifikim dokumentesh, duke arritur të jepnin dhjetëra viza të rregullta në këmbim të ryshfeteve të majme. Burimet zyrtare thanë se një nga 10 të pandehurit që është dërguar në gjykatë quhet Thanas Todhri. Policia ka rënë në gjurmët e këtij personi nga informacionet se ai arrinte t‘i pajiste emigrantët brenda një kohe të shkurtër me viza. Ky person është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim për një kohë relativisht të gjatë, nga ku ka rezultuar se ai e zhvillonte aktivitetin e tij kryesisht pranë ambasadave. "Nga transkriptimet e bisedave të tij telefonike është saktësuar se ai nëpërmjet njohjesh të ndryshme, njohje të cilat në shumicën e rasteve kalonin deri tek ambasadat, pa arritur në emra konkretë për shkak të mungesës së informacionit, i cili ishte tepër i pakët nga disa përfaqësi, arrinte të siguronte viza, për të cilat nuk disponohet ndonjë fakt nëse këto kanë qenë të rregullta apo dhe të falsifikuara. Është evidentuar saktësisht pjesëmarrja e tij që nga përpilimi i dokumenteve e deri në nisjen e emigrantëve në Rinas, ku ai jepte dhe orientimet për hotelet, mënyrat e lëvizjes, si dhe personat të cilët do të kontaktoheshin prej tij", thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, i pandehuri Todhri ka pasur komunikime me shumë numra të tjerë telefoni, që bënin fjalë për momentin e nisjes apo të mbërritjes, duke u sugjeruar apo kërkuar të dhëna dhe informacione të tjera më të hollësishme. Ky person, sipas prokurorisë, në disa telefonata ka marrë porosi të ndryshme për probleme vizash.
Dosja diplomatike
Prokuroria tha se ka zbërthyer mekanizmat me të cilat ky shtetas pajiste kërkuesit me viza, të cilat deri në këtë moment janë vlerësuar të rregullta, pasi si të tilla janë konsideruar edhe nga autoritetet e huaja që kanë bërë pranimin. Personat e kontaktuar me të pandehurin dhe që kanë prezantuar para tij nevojën për një vizë, kanë dorëzuar një pjesë të dokumentacionit të kërkuar nga ambasadat respektive (certifikatë, garanci bankare) dhe në pamundësi për të plotësuar kërkesat e tjera që lidheshin pikërisht me të qenit në një punë të qëndrueshme dhe stabël me të ardhura të mjaftueshme, për të krijuar besueshmëri pranë institucionit në fjalë, ia besonin pikërisht këtë moment të pandehurit, i cili përgatiste dokumentacionin fals të institucioneve shqiptare, apo dhe të firmave të rëndësishme, të cilat jepeshin në një zarf, së bashku me dokumentet e tjera. Këto dërgoheshin nga kërkuesit pranë ambasadave dhe për fatin e tyre të mirë gjithnjë këto të dhëna nuk verifikoheshin. Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë, i pandehuri ka plotësuar dokumentacionin e shtetasve Ervis Nuri Zeneli, i cili është prezantuar me dokument të falsifikuar si punonjës i një firme. Prokuroria ka verifikuar edhe disa raste të tjera, ndërsa këtë rast nuk e quan si "kalim të paligjshëm të kufirit", por "falsifikim".