Mustafa Grebëlleshi ringjallja për "1001 netët"

12/02/2005 "Një mijë e një netët", përrallat e mrekullueshme arabe, vijnë të plota në gjuhën shqipe, nën përkthimin brilant të të paharrueshmit Mustafa Grebëlleshi, përgatitur për shtyp nga shtëpia botuese "Çabej"
Sado që të përpiqemi të harrojmë diktaturën e egër që lamë pas, këtë makth të patreguar, shpesh të duket e pamundur. Me dhjetëra martirë, të cilët u sakrifikuan dhe u persekutuan pa mëshirë, vijnë nga thellësitë e viteve, ndoshta jo fizikisht, por me një diçka që diktatura nuk mundi t'ua merrte kurrë: me krijimtarinë e tyre, me shpirtin e tyre të "hedhur" në letër.
Dorëshkrime që do të rrinin të mbyllura në vende sekrete, si kundërpërgjigje e shpirtit, që nuk mund të duronte ndrydhjen apo kornizat e realizmit socialist apo, edhe sepse si "armiq" të klasës, nuk kishin të drejtën as të shkruanin. Mustafa Grebëlleshi është një prej martirëve që ingranazhi i luftës së klasave do ta detyronte të "kthehej" në bojaxhi, duke shpërfillur pa asnjë hezitim, jo vetëm talentin, por edhe intelektin e tij. Një "bojaxhi" ditën, por një krijues me një muzë të pashtershme natën, për të krijuar vepra, të cilat do të rrinin të fshehura për vite e vite me radhë, pasi "armiqtë" nuk duhej të krijonin. Për të nderuar "prozatorin, publicistin dhe shqipëruesin e shkëlqyer", shtëpia botuese "Çabej", në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, organizuan një takim, ku u promovuan edhe tre vëllimet me shqipërimet e tij të "Një mijë e një netëve", një takim ku ishin të pranishëm, të afërm, miq, krijues dhe dashamirës të veprës dhe krijimtarisë së Grebëlleshit. Në përshëndetjen e saj, botuesja Brikena Çabej, do të theksonte midis të tjerash se, më shumë ky takim i ishte "kushtuar njeriut se sa krijuesit Grebëlleshi, pasi vepra e tij krijuese do të diskutohet më gjerësisht, kur ajo të botohet e plotë". Por ajo që të sëmbon më thellë në zemër, është kur ndërgjegjësohesh se sa e sa krijime janë "asgjësuar" nga frika e përndjekjes apo e dëmtimit të njerëzve më të dashur të këtyre martirëve të heshtur të diktaturës. Dionis Bubani do të theksonte në fjalën e tij se, "ata që e kanë njohur dhe mbajnë mend për talentin e tij të madh si publicist, prozator dhe shqipërues i shkëlqyer. Lufta e klasave e ndrydhi shpirtin e tij. Libreti i një estrade që do ta shkruanim së bashku, do të shërbente më vonë për të krijuar librin e tij 'Kujtimet e një bojaxhiu'. Vetëm romani 'Lugina e dashurisë' si edhe pak materiale të tjera, panë dritën e botimit. Bubani solli në dritë një fakt të hidhur, ku Mustafai ishte detyruar të hidhte "dy romane në zjarr nga frika e përndjekjes së sigurimit", në një moment kur lufta e klasave ishte egërsuar së tepërmi dhe kërkonte "kurbanë" të tjerë. Vetëm një pjesë e vogël e krijimtarisë së tij ka parë ditën e botimit, ku mund të përmendim "Gremina e dashurisë", "Citate mendimtarësh të shquar", një përkthim i tij nga frëngjishtja, "Kujtimet e një bojaxhiu", "Muhabet tiranse me Liun e Cakut", si edhe disa dorëshkrime, të gjitha të prezantuara në një stendë, në hyrje të Bibliotekës Kombëtare.
Grebëlleshi, mendja e pazbuluar
Brikena Çabej
"Dëshiroj të them dy fjalë jo si krijues, por si mikun tim dhe të familjes sime. 1001 netët çelën vitin e ri për mua, pasi në ditët e fundit të dhjetorit po merresha me përgatitjet e fundit për të nxjerrë në shtyp, këtë tekst të mrekullueshëm, këtë shqipërim të rrallë të këtyre përrallave. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të pranishëm çdo Vit të Ri në familjen time, për vite me radhë. Para se të njoh fisnikërinë dhe finesën e penës së tij, që në rininë time të hershme kam njohur finesën dhe fisnikërinë e shpirtit të tij, të Mustafait njeri. Ai nuk fliste kurrë për veten dhe gjenialitetin e tij e kam zbuluar vetë, kur fillova të kuptoja letërsinë, apo edhe më vonë, kur u mora me botime. Botimi i këtyre tre vëllimeve ishte një amanet i pathënë për mua, pasi puna e tij disavjeçare duhet të shihte dritën e botimit. Përpos kësaj, krejt rastësisht, vetëm një ditë më parë kam zbuluar disa dorëshkrime, të cilat kisha bindjen se kishin humbur në ato vite të vështira dhe të cilat do t'i botoj sa më shpejt të jetë e mundur. Një roman tjetër i Mustafait, i titulluar "Muzgu i bregut tjetër", një dëshmi për periudhën e luftës në rininë e tij. Si shumë shkrimtarë të tjerë të ndaluar, ai kishte mundur të botonte vetëm përkthime: tregimet e Pirandelos, diçka nga "Një mijë e një netët", Eduardo De Filipon etj. Ka shumë vepra të tij që presin të botohen. Ky fakt të bind se ai është shumë pak i njohur si shkrimtar. Ata që e kanë njohur Mustafain, besoj se do ta kuptojnë shprehjen e thënë dikur për Oscar Wilde: "Ai fliste më bukur se sa shkruante". Një frazë e pasur me fjalë tepër të zgjedhura dhe plot muzikalitet. Por vlerat e Mustafait si krijues, do të shpalosen në tërësinë e tyre, kur të botohen të gjitha veprat e tij, e sidomos humori i tij i shkëlqyer".
Pirro Tase
Një njeri me optimizëm të jashtëzakonshëm, me një humor brilant. Një përkthim i jashtëzakonshëm, autor i skicave të paharrueshme të Liut të Cakut me një "tironse", të mbushur me humor. Por kur mora në dorë dorëshkrimin e "Një mijë e një netëve", u befasova nga përkthimi i tij i përkryer. Një përkthim kaq origjinal, sa nuk mund të besoje se e kishte shqipëruar nga frëngjishtja.
Myzafer Xhaxhiu
E kam njohur në fillim të viteve '40 dhe ishim bashkëmoshtarë. Pirandelo ishte një autor i preferuar i Mustafait, në këto vite ai do të shkruante edhe romanin "Gremina e dashurisë", vepër e cila mbeti emblematike deri në ditët tona. Një roman për dashurinë e pastër, të virtytshme, ashtu sikundër ishte edhe karakteri i tij. Një njeri me një bukuri jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore. Një optimist i pandreqshëm. Një shqipërues, që nuk gjej fjalë ta përshkruaj.