Mehmeti&Kraja

12/02/2005 Mehmet Kraja: “Pavarësisht se institucionet e kulturës dhe të shtetit japin çmime, kjo nuk ndryshon gjë në esencën e saj, pozita e krijuesit në këtë shoqëri të tranzicionit është shumë e ngatërruar në pikëpamjen e një ekzistence normale dhe të një lirie të tillë, që të krijojë dhe të jetë i pavarur në kuptimin e varshmërisë, flasim në këtë rast për një varshmëri materiale, pasi liria e krijuesit është e domosdoshme, edhe në kuptimin e pikëpamjes materiale”.
Din Mehmeti: “Ne shqiptarët jemi mësuar që mos t’i kushtojmë shumë rëndësi artit, por ka dhënë Zoti, që institucionet tona të mos merren më me politikë, por të merren për atë që janë krijuar, dhe tani ka filluar një traditë e mbarë, që të respektohet puna e krijuesit, pasi vetëm ajo e bën të pavdekshëm”.
Nderim prej frymës "Shkreliane"
Ministria e Kulturës u ka ndarë një ditë më parë çmimin "Azem Shkreli", krijuesve Din Mehmeti dhe Mehmet Kraja. Që të dy u bënë laureatët e parë të çmimit, që bart emrin e shkrimtarit të ndjerë.
Por, pavarësisht nga çmimet e tilla, krijuesit vazhdojnë të jenë të pakënaqur me trajtimin e tyre nga ana e institucioneve të Kosovës, apo me mospërkrahjen institucionale për ta.
Shkrimtari dhe poeti Din Mehmeti, thotë se është koha e fundit kur institucionet duhet të merren më seriozisht me artin dhe kulturën.
“Ne shqiptarët jemi mësuar që mos i kushtojmë shumë rëndësi artit, por ka dhënë Zoti, që institucionet tona të mos merren më me politikë, por të merren për atë që janë krijuar, dhe tani ka filluar një traditë e mbarë, që të respektohet puna e krijuesit, pasi vetëm ajo e bën të pavdekshëm”, tha Mehmeti. Ndërsa shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja, thotë se shoqëria kosovare edhe më tej nuk u ka krijuar kushte krijuesve, që të punojnë dhe të kenë lirinë krijuese.
“Pavarësisht se institucionet e kulturës dhe të shtetit japin çmime, kjo nuk ndryshon gjë në esencën e saj, pozita e krijuesit në këtë shoqëri të tranzicionit është shumë e ngatërruar në pikëpamjen e një ekzistence normale dhe të një lirie të tillë, që të krijojë dhe të jetë i pavarur në kuptimin e varshmërisë, flasim në këtë rast për një varshmëri materiale, pasi liria e krijuesit është e domosdoshme, edhe në kuptimin e pikëpamjes materiale”.
Veli Bytyçi, nga Zyra për Marrëdhenie me Publikun në Ministrinë e Kulturës, pranon se as këtë vit në këtë ministri, nuk ka projekte të veçanta, përmes të cilave do përkraheshin krijuesit: “Fatkeqësisht shuma e mjeteve nuk arrin të krijojë një lartësi të veçantë, megjithatë, ne nuk kemi krijuar ndonjë pozicion statik nga departamenti i kulturës, për të ndihmuar krijuesit, t’i ndihmojmë ata mes sponzorizimeve të ndryshme dhe donacioneve”.
Publicisti Mehmet Kraja, veçon se, pavarësisht se krijuesit kosovarë janë të integruar në shoqëri, ekzistojnë vështirësi që pamundësojnë përkushtimin e tyre vetëm në fushën e artit. “Në shumicën e rasteve krijuesit janë njerëz të integruar, nuk janë jashtë kësaj shoqërie, dhe si të tillë vegjetojnë, siç bëjnë gjithë të tjerët, por që të arrijnë në një situatë të tillë, që të mundin të krijojnë pa brenga të tjera dhe të kenë një raport të drejtë me shtetin dhe institucionet e shoqërisë, duhet të kenë një siguri tjetër, të kenë një mirëqenie, e cila mungon dhe është e pamundur të arrihet”.
Nga Buxheti i konsoliduar i Kosovës, këtë vit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe çështjeve jorezidente, i janë ndarë vetëm 6 milionë euro.
Megjithatë, poeti Din Mehmeti, shpreson se institucionet e Kosovës do të marrin mësim nga shtetet evropiane dhe do t’i kushtojnë kujdes më të madh artit në të ardhmen.
“Tani e tutje, institucionet po përforcohen. Besoj se kanë mësuar dhe po mësojnë prej mendimeve e civilizimit botëror, nuk ka rrugë tjetër përveçse t'i ndihmojë ata që krijojnë, ata që bëjnë kulturë dhe vepra, që kanë pas vetes aso veprash, që pasqyrohet shpirti i popullit të tyre”. Krijuesit dhe përfaqësuesit e kulturës dhe artit në Kosovë, kanë shtuar kritikat ndaj Ministriës së Kulturës, për shkak se, siç thonë ata, kjo e fundit po merret me financimin e projekteve pa vlera, si organizimi i zgjedhjes së miss-it, festivaleve private të këngëve dhe po anashkalon projekte me vlera të mirëfillta artistike. Ky çmim, tash e tutje, do të jetë tradicional dhe jepet më 10 shkurt, në ditën e lindjen së shkrimtarit Azem Shkreli.
Albana Isufi
Shkrimtarët kujtohen të ndarë mes kufijve
Kur botuesit ndërtojnë antologjitë letrare, shkrimtarët e përzgjedhur nuk bien në sy për ndarje kufijsh. Por kur vjen puna për t’u përkujtuar apo shënuar, realisht vendin e tyre në letërsi në gjerësi të evidentimit të veprës, puna ndryshon.
Ndërkohë nuk janë vetëm shkrimtarët e përtej kufijve, ato të Kosovës, që thonë shpesh se ndërsjellja kulturore midis dy vendeve ende nuk është arritur. Edhe shkrimtarët e Shqipërisë e ndjejnë se muri ndarës ekziston. Dhe se komunikimi nuk është në nivelet e shpresuar, aq sa iluzioni në kohën e izolimit.
Nga të dy anët e kufirit, duke përfshirë këtu dhe shqiptarët e Maqedonisë, krijuesit që janë ndarë nga jeta përkujtohen provincialisht. Konkretisht, për Azem Shkrelin, që një ditë më parë pati 67-vjetorin e lindjes, në Shqipëri nuk është përmendur gjëkundi. Vepra e tij vetëm përcillet gojarisht, si poezi që të mbetet në mendje e zor ta harrosh. Por asnjë institucion në Shqipëri, botues apo OJQ letrare, asnjë mik a shkrimtar nuk është ulur të bëjë fund e krye thellimin në poezinë moderne të Shkrelit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me veprën e Martin Camajt. Nga ana tjetër, hendeku për të njohur letërsinë e re shqiptare të të gjithë trevave shqiptare është kaq i thellë, sa botues të rrallë mund të jenë ata që marrin përsipër të botojnë, a përkujtojnë veprën e ndonjë shkrimtari nga Kosova apo Maqedonia, po kështu dhe anasjelltas.
KATER KESHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në do t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet, nëse s'mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.