E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grisen posterat e Petrit Malaj

08/06/2005  Incidentet elektorale kanë vijuar ditën e djeshme në zonën zgjedhore numër 39. Në këtë zonë janë grisur posterat elektorale të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Petrit Malaj. Nga ana e tij, Malaj, duke kërkuar që fushata të futet në kornizat e një etike dhe kulture qytetare, e ka cilësuar si një veprim të ulët. Ndërkohë që Malaj ka denoncuar pranë selistë qendrore të partisë së tij këtë incident në mënyrë që fajtorët e kësaj ngjarjeje të mbajnë përgjegjësi. Për këtë xhest anëtarë të shtabit elektoral të Malaj kanë akuzuar mbështetësit e Partisë Demokratike që në këtë zonë përfaqësohen nga kandidatja për deputete Majlinda Bregu. Raste të ngjashme janë shënuar dhe në shumë zona të tjera si të kryeqytetit ashtu dhe nëpër rrethet e tjera të vendit. Klima elektorale pritet të tensionohet më shumë ditët në vijim, kjo për shkak dhe të afrimit të datës së zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›