E Hënë, 2 Nëntor 2026

LZHK zbret në Rubik për votimet

08/06/2005  "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Leka I Zogu" ka prezantuar dje në Rubik kandidatin e saj për deputet, Eduart Përjahun. Krerët e lëvizjes kanë ftuar zgjedhësit të votojnë për simbolin e bashkimit kombëtar, Leka Zogun, i cili është njeri që interesin kombëtar e ka vënë mbi interesin personal. Sipas tyre, alternativat e majta kanë bërë që në pushtet të vijnë trashëgimtarët e kominizmit, ndërsa LZHK premton të bëjë shtet, si vazhdimësi e shtetit që ka bërë Ahmet Zogu. “Ne premtojmë se bëjmë atë shtet, ku shqiptarët të shkojnë lirisht kudo në botë me pasaportën e vendit të tyre. Qeverisja jonë premton rend dhe qetësi, shkëputjen nga monopolet dhe korrupsioni qeveritar, garantimin e pronës private. Ne premtojmë një shtet modern, i cili respekton qytetin. Ne e kemi detyrë shoqërore t’i sigurojmë shqiptarëve punë dhe mirëqenie, kthimin dhe kompensimin e pronave”, u shprehën folësit në këtë miting. Sipas tyre, vota për LZHK-në është vota për të djathtën e vërtetë shqiptare, e cila do të bëjë të mundur përshpejtimin e integrimit të vendit drejt Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›