E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grisen posterat e kandidatit të PD, Roshi

05/06/2005  Demokratet gjirokastritë kanë protestuar, me anë të një deklarate për shtyp, për grisjen e posterave të kandidatit të tyre në zonën 92, Artur Roshi. Sipas zëdhënësit për shtyp të kandidatit demokrat, ekziston një tension në këtë zonë, që nuk ka sjellë ngjarje të pakëndshme vetëm në sajë të tolerancës së forcave opozitare. Sipas njoftimit për shtyp, lufta për grisjen e posterave të kandidatit Roshi vazhdon në çdo fshat. E vërteta është se posterat e kandidatit të koalicionit opozitar i grisin fëmijët, të cilët, sipas pretendimeve të demokratëve gjirokastritë, i përkasin familjeve me bindje socialiste dhe aq më keq të atyre që janë të punësuar nga kandidati socialist Vangjel Tavo. Posterat e zotit Tavo ndërkohë nuk janë prekur në të gjitha fshatrat e zonës 90, si dhe në bashkinë e Libohovës. Për këtë çështje është kërkuar të merren masa të menjëhershme për të garantuar një fushatë të ndershme dhe larg incidenteve të pakëndshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›