PD: Nano tregoi mungesë platformash
05/06/2005 Demokratët sulm strategjisë së PSPartia Demokratike e ka cilësuar mesazhin e dhënë dy ditë më parë nga Kryeministri, njëkohësisht dhe kryetar i PS-së, Fatos Nano, si një tregues për mungesën e platformave prej mazhorancës. "Në mesazhin e tij, Kryeministri nuk dha asnjë garanci qoftë dhe formale për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend, megjithëse qeveria është përgjegjëse për to", u tha në një deklaratë për shtypin. Ndërsa është theksuar se në këtë qëndrim, Nano forcoi linjën konfliktuale, duke u përpjekur të bëjë fushatë negative kundër opozitës. Gjithashtu, është vënë re se, ndryshe nga qëndrimet e një muaji më parë, kreu i PS-së ka zbritur në premtimet e tij. "Nano ka zbritur në qëndrimet e tij për krijimin e 250 mijë vendeve të punës te mashtrimet se janë krijuar 100 mijë vende pune. Me këtë cinizëm, Kryeministri premtoi se mbetet i vendosur të zëvendësojë punësimin e shqiptarëve me mashtrimin e tyre", thuhet në deklaratën e dhënë për shtypin.