Milan dhe Juventus sot kunder Palermos e Kievos
Pas polemikave në fushë, debateve në distancë dhe paqjes së rikthyer, Milani dhe Juventusi vazhdojnë garën dyshe për titullin në Serinë A.
Kryesueset e kampionatit italian do të luftojnë në distancë, ndërsa kthehen sot në fushë, për ndeshjet e javës së 26-të. Në orën 18.00 Milanin e pret trasferta e vështirë në Palermo, ky do të mbullë ciklin e sfidave të tmerrshme, që nisi në fillim të shkurtit.
Në “Barbera”, kuqezinjtë duhet të thyejnë një tabu, pasi “Djalli” nuk triumfon në fushën e siçilianëve prej vitit 2006. Këtij fakti i shtohen edhe mungesat e shumta prej dëmtimeve, dhe ngushëllimi i vetëm për Alegrin është rikthimi I Zlatan Ibrahimoviç, I cili ka përfunduar skualifikimin.
Në anën tjetër, Juventusi kërkon tri pikët e radhës në shtëpi përballë Kievos. Konte do të mbështetet te tre sulmuesit Kualjarela, Vuçiniç e Matri për të shembur murin e veronezëve. Bardhezinjtë mbeten të pamposhtur në këtë sezon, megjithatë nevojitet impenjim maksimal, pasi në shtëpi ata kanë vuajtur përballë të ashtuquajturave ekipe “të vogla”