E Diel, 1 Nëntor 2026

Grosistët:Shfyqëzim vendimit për listën e barnave të rimburësuara nga ISKSH-ja

Shoqata e distributorëve të farmaceutikës kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese shfyqëzimin e vendimit të këshillit të ministrave të datës 13.5.2009 për miratimin e listës së barnave që rimburësohen nga ISHKSH-ja. Konkretisht në këtë VKM distributorët kërkojnë shfuqëzimin e rubrikës "çmimi referencë". Sipas përfaqësuesit ligjore të kësaj shoqatate vendosja e çmimit të këtyre barnave në bazë të mesatares së kursit të gjashtë mujorit, dëmton grosistët e barnave për shkak të luhatjeve të shumta të kursit të këmbimit. Sipas tyre nuk duhet të ketë një vlerë të përcaktuar të çmimit të barnave por ai duhet të varjojë sipas luhatjeve të kursit të këmbimit.
Por nga na tjetër përfaqësuesit e këshillit të ministrave, ISKSH-së dhe ministrisë së drejtësisë i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë të cilëzojë si të pa bazë kërkesën e shoqatës së distibutorëve të farmaceutikës. Arsye për të cilën gjykata u tërhoq për të shqyrtuar nëse do ta vijoj apo do të mbyll shqyrtimin e këtij procesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›