E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adresat e banesave, tani me një sistem modern

Nëse do të duhet të gjejmë një adresë shtëpie së shpejti nuk do të kemi asnjë problem, kjo vjen për shkak të modernizimit të sistemit të adresave. Në një konference te organizuar nga Ministria e Brendshme është treguar me detaje dixhitalizimi i adresave i cili tashmë do të jetë në databeizimin GIS. Në fjalën tij tij ministri Basha pohoi se së shpejti gjithçka do të jetë dixhitale.
I pranishëm në këtë prezantim ka qenë edhe Helmut Lohan shef i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë i cili ka pohuar se janë shpenzuar 2.5 milionë euro për krijimin e regjistrit. "Ka një paradoks në Tiranë, është e pa mundur të gjesh një rrugë, vetëm në rast se e di se ku do të shkosh. Është për të qeshur kur letrat dhe sendet që blejmë online nuk mund të mbërrijnë në shtëpi apo edhe letrat e gjykatave. Ju përgëzoj për përpjekjet që po beni për të përfunduar si me hartat e në fund të perfunojë ky projek me emrat e rrugëve dhe adresave", theksoi ai.

Gjithashtu në këtë aktivitet ka qenë e pranishme edhe zëvendëskryetarja e prezencës së OSBE në Shqipëri. I gjithë ky projekt ku do të kemi një adresë të saktë të personit që kërkojmë është finacuar nga Ministria e Brendshme, OSBE dhe BE.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›