E Diel, 1 Nëntor 2026

Grosman:Shqipëria meritoi anëtarësimin në NATO

Ish Nënsekretari amerikan i Shtetit, Mark Grosman, një nga mbështetësit kryesorë të zgjerimit të NATOs, tha për Zërin e Amerikës se si Shqipëria edhe Kroacia e kanë fituar plotësisht vendin në Aleancë. "Anëtarësimi nuk i është dhuruar Shqipërisë dhe Kroacisë, ato e kanë fituar atë duke luftuar në Afganistan dhe duke bërë ndryshime në shoqëritë e tyre dhe ka ende ndryshime për t'u bërë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për popujt e këtyre dy vendeve, por edhe për vetë Aleancën", u shpreh Grosman.
Duke folur pwr largimin e trupave tw Spanjws nga Kosova dhe pwr uljen graduale tw kontigjentit gjerman,Grosman theksoi se"Populli kosovar duhet të ketë besim tek situata në vend. Ata kanë punuar shumë për krijimin e një shoqërie të re në Kosovë. Por, duhet kuptuar që edhe shtetet e ndryshme kanë problemet e tyre me numrin e trupave dhe nuk mund t'i lënë përgjithmonë trupat e tyre atje. Vendimet e Gjermanisë dhe Spanjës i tregojnë popullit të Kosovës se duhet të bëjnë akoma më shumë për një shoqëri demokratike, tolerante dhe shumetnike".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›