Shqipëria në NATO,Topi urohet nga Sarkozy dhe Mesiç
Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Bamir Topi, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. "Sfidat që do të ndajmë së bashku, si anëtarët më të rinj të NATO-s, i nderuar President Mesiç, janë më të mëdha dhe më të vështira, por unë shpreh besimin se ashtu siç kemi përmbyllur me sukses fazën e parë të anëtarësimit, ne kemi më shumë forcë e vendosmëri për të kontribuar në sfidat e reja rajonale e globale, si dhe në sigurinë e mbrojtjen e përbashkët që kërkon e ardhmja e Aleancës"-shkruan Mesiç.Ndërkohë, telegram urimi ka ardhur edhe nga presidenti francez Nicola Sarkozy. Në mesazh theksohet bindja që në prag të festimit të 60-vjetorit të NATO-s, ky do të jetë një moment bashkimi dhe rikonfirmimi i partneritetit euroatlantik. Gjithashtu Samiti i Strasburg-Kehlit do të jetë një mundësi e re për të forcuar e thelluar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë.Mesazh, Topi ka marrë edhe nga presidenti i Maqedonisë Branko Cërvënkovski. "Suksesi i madh i vendit mik, Republikës së Shqipërisë, që është rezultat i punës shumëvjeçare dhe të lodhshme dhe përkushtimi në zbatimin e reformave dhe në zbatimin e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta përfaqëson sukses dhe për rajonin. Duke pasur parasysh angazhimet tona të përbashkëta për integrimin në NATO dhe aktivitetet e deritanishme në kuadër të Grupit të Adriatikut më lejoni të shpreh bindjen time se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mike në këtë drejtim duhet të vijojë dhe në periudhën në vazhdim"-shkruan kreu i shtetit maqedonas.