E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i përgjithshëm i NATO, uron Berishën për anëtarësimin e Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka uruar kryeministrin Sali Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nga zyra e shtypit pranë kryeministrisë, mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, nëpërmjet një telefonate të zhvilluar me kryeministrin e vendit, i përcolli urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, këtë ditë të madhe për kombin shqiptar, ku ndër të tjera i shprehu kënaqësinë e tij për takimin që do të ketë me të në Samitin e Strasburg-Kehlit, si dhe në takimin e 7 prillit në Bruksel. Nga ana e tij, kryeministri Berisha i shprehu Sekretarit Scheffer mirënjohjen më të thellë për stafin e tij dhe vendet anëtare të NATO-s. "Me mbështetjen dhe kontributin tuaj, ju u bëtë pjesë e një akti nga më madhorët në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, për të cilën shqiptarët do tu jenë përjetë mirënjohës", u shpreh kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›