Xhufi:Hyrja në NATO i hap rrugën anëtarësimit në BE
Hyrja në NATO është rruga për anëtarësimin në BE. Deklarata është bërë nga nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi i ftuar në Ora News."Hyrja në NATO i hap rrugë anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Nëse do ta krahasonim edhe me vendet fqinjë të Shqipërisë, është ndjekur e njëjta rrugë, janë anëtarësuar në NATO e më pas me BE.Kjo pritet të ndodhë edhe me Shqipërinë",u shpreh Xhufi. Ai tha se anëtarësimi në NATO kurorëzon ëndrrën shqiptare për t'u bërë pjesë e Evropës Perëndimore. Sipas Xhufit, merita më e madhe shkon për Forcat e Armatosura të vendit, për qeveritë pas '97-ës, por është meritë edhe e kësaj qeverie e e cila drejton vendin në një moment kaq të rëndësishëm. Sipas tij, pas anëtarësimit në NATO do ketë "Rritje e sigurisë për vendit, shtim investimesh, por është shtysë për të çuar përpara demokratizimin e vendit.Por hyrja në aleancë shënon edhe një moment revanshi për të kaluarën", tha Xhufi. Hyrjen në fuqi të Stabilizim Asociimit Xhufi e konsideroi si një faktor që tregon se Shqipëria ka arritur standardet. Sipas tij, Evropa nuk është treguar e dashur me Shqipërinë, por e ka trajtuar atë si një mall tregu për të realizuar interesat me vendet e Ballkanit. Nënkryetari i LSI-së e konsederoi si një rrugëtim të mundimshëm, por të mirëorientuar rrugën e Shqipërisë për në NATO. Sipas tij, ngjarje të till si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO duhet të shënohen menjëherë në tekstet e historisë. "Hyrja në NATO duhet të jetë pjesë e teksteve të vitit të ardhshëm shkollor", nënvizoi Xhufi.