Kërkohej për vjedhje, prangoset një 37-vjeçar
Një 37-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë lokale, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim për vjedhje. Arrestimi i të riut është kryer në orët e vona të mbrëmjes së enjte në banesën e tij në fshatin Savër. Burimet zyrtare të Policisë së Lushnjës pohojnë se 37-vjeçari Altin Gjyshja ka qenë i dënuar dy herë më parë për vjedhje, ndërkohë që është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i një vjedhjeje të tretë. Të njëjtat burime referojnë se 37-vjeçari Gjyshja, në datën 28 korrik të këtij viti ka vjedhur me thyerje një lokal, ku ka marrë shumën e 800 eurove. Gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes dhe analizat laboratorike e kanë çuar policinë drejt autorit të grabitjes, ndonëse një muaj më vonë.