Grotesku me gjeneral-policin Agim Shehu
Nga Agim SHEHU
Pardje në krye të gazetës emri dhe mbiemri im me të mëdha, pa u përcaktuar njeriu përkatës, pati përsëri thirrje publike hapur nëpër botë: «Agim Shehu të paraqitet me detyrim dëshmitar në gjyq për krimin»! Përsëri telefona habie që nga Amerika: «A je ti, miku ynë, ai që thërret gjyqi?!..» U them se ka dhe të tjerë me këtë emërtim. Ma kthejnë se njerëzit shpesh lexojnë vetëm titullin në krye; ai që mbetet në mëndje është më i njohuri, dhe pa ta bërë qejfin, me këtë emër je ti! Komedia po vazhdon me vite; i futur pa dashje brenda saj, detyrohem të rithërras për tiu shkëputur hijes blu të tij: herë me kamxhik - gjeneral, herë nëpër botë - ilegal, herë publicist a shkrimtar, herë disident-opozitar; herë dëshmitar gjyqesh, herë misterioz udhëkryqesh!.. Dhe çdo bëmë a gjëmë e ndan me atë a ata që kanë emër-mbiemrin e tij! Për fat të keq, pa e kuptuar arsyen, mediat e shkruara e ushqejnë këtë ngatërresë të cilën nuk do ta bënin kaq pa etikë e me cinizëm as gazetat në xhungla. Kohë më parë shkruhej po në krye gazete: «Dosja e Agim Shehut vajti në Prokurori»! Një deputet nga Jugu shpall në Kuvend e në shtyp: «Padi penale Agim Shehut për shpifje»! Që në trazirat e 1997-ës gazeta shpallte në faqe të parë: «Agim Shehu në krye të bandave po sulmon drejt Jugut të Shqipërisë»! (asnjë sqarim, me një «gjen.» përpara për tu dalluar se flitet për gjeneralin e policisë). Në Tiranë u gdhiva në një ditë kur shumë krahinarë më shihnin me përbuzje. I kishin besuar për mua lajmit të Bi-Bi-Si-së : «Agim Shehu u bën thirrje bandave të Veriut, që nën kryesinë e tij ti turreshin me armë Jugut..! ». Cilin krijues nuk do ta shqetësonte e fyente një grotesk i tillë i trishtueshëm, nisur nga polici me mëndje gjenerali e me horizont sa një rreth kapele prej polici! Iku nga detyra, e mbi artikujt e tij shkruar nëpër botë firmos me një idiotësi Don Kishoti vetëm emër-mbiemrin, pa pyetur se me këtë emërtim ngatërron homologun e moshuar i cili ka mbi 50 vjet e me qindra botime gazetarie e letërsie. Polic mavria sigurisht ska ide nga etika më e thjeshtë e letrave, apo ndoshta luan rolin e budallait, kur nga ngatërresa fiton sadopak! Ndoshta mendon, se me kamxhik policie mund të krijohen rregulla të reja edhe në etikën e shkrimeve! Lëmshi i ngatërresës zgjatet më tej! Ai ka botuar e boton publicistikë me emrin e përbashkët, dhe sdo merret vesh se kujt i takojnë në të vërtetë ato shkrime (unë ia vlerësoj shumë shkrime të tij të çmuara dhënë nga mërgimi ku godet të keqen brenda demokracisë; bie fjala, duke njohur gjendjen nga brenda detyrës, dëshmon se si Meksi kryeministër vuri të shoqen në Ministrinë e brendshme pikërisht te Dosjet, dhe ajo rregulloi ato që i duheshin!..Megjithatë dhe aty rrotullohet në një rreth vicioz: ai shan Meksin; Berisha mburr Meksin; ky mburr Berishën; Meksi qorton BerishënPor këto janë llogari të tyre).
Siç është bërë e ditur, një kolegu i kërkoj nga larg disa shkrime të mia botuar në shtyp, e ai më nis mes të tjerash artikujt si të shkruara nga unë: « Synojmë krijimin e një milicie publike», 3.8.96; «Ja historia e atentateve ndaj Berishës» 18.10.98; «Do të kthehem shpejt» 11.9.98 (këtë vit, 1998, unë skisha nga kthehesha pasi isha në Shqipëri) ! Nga ana tjetër, nëse «Agim Shehu» polic do kërkonte nga jashtë shkrimet e tij, do ti dërgonin dhe poezi të mia, dhe artikujt e me radhë, deri autor i Poezive të Zgjedhura! Mua nuk më vjen aq keq nëse dikush do merrte ndonjë krijim timin sado modest se jam mësuar. (e fundit, te tubimi shumë i vyer shkencor në Berat për Qyprilinjtë referuesi A. Kaja mes të tjerash vë jo thjeshtë dëshmi nga një studimi im i botuar por dhe renditjen, dhe fraza krejt të njëjta, me pikë e presje të pandryshuara, pa u kujtuar sipas etikës së letrave, ti verë në thojza si të cituara nga tjetri). Ngatërresën me emrin e gjeneral-policit mund ta sqaronte disi një fotografi e vetë autorit, por edhe kjo është futur në mjegull. Shkoj vizitë te miku im i dashur nga Kosova këtu në Gjenevë, A. Kamberi. U ulëm; ai tok me të shoqen rrinin disi të menduar, ndryshe nga herët e tjera, thua sdinin me kë kishin të bënin dhe unë sua kisha rrëfyer të vërtetën! Pashë time shoqe me bisht syri, po ashtu ajo mua! Më në fund miku i çiltër pyeti thua do më lëndonte: «Më falni, ju keni qënë polic, gjer gjeneral më përpara, si erdhët azilant!?..» Hapa sytë e i thashë-jo ! «Më fal - shtoi ai dhe nxori gazetën «Illyria Post» ku te shkrimi për gjeneralin «Agim Shehu» në kërkim ishte vënë fotografia ime! «A ia keni thënë këtë policisë zvicerane»!? U hutova, nënqesha ngushtë e i thashë se është ngatërresë!.. Isha në Filadelfia në një tubim dashamirës për librin tim «Amerika në sytë e mi». Folësi kryesor, publicisti e piktori i nderuar L. Luarasi pasi tha lavdërime të veçanta shtoi me çiltërsi se «jemi shumë të gëzuar e të nderuar që kemi mes nesh poetin dhe gjeneralin e Punëve të Brendshme..!». Ngriva në vend! Pashë me bisht syri time shoqe, nëse qemë në ëndërr! Ajo po ashtu ishte prerë nga vështrimet që na hodhën të gjithë: si gjeneral-ministër i brendshëm po më adhuronin apo smë shihnin dot me sy! Më hodhi një vështrim të shkurtër te supet, se si do ti dukesha me spaleta të mëdha ushtaraku! Miqtë e afërt më panë me dyshim, se me çqëllim ua kisha fshehur aq mjeshtërisht të vërtetën! Nënqesha nga halli, po kjo më tregoi si Çaplinin në ditën e zezë të tij! Mu bë se për këtë fshehje dhe zbulim publik do paguaja diçka, sidomos në një vend si Amerika, aq më tepër që dhe mbiemri më tregonte nga anët e Al Kaedës! Ktheva lehtë kokën pas! Te dera rrinin dy vetë më këmbë që vështronin heshtur pa ua kuptuar mendjen. Më ngjanë si të FBI-së. U ktheva përpara e mora fuqi i thashë folësit të ndershëm, se nuk kam qenë kurrë gjeneral, as dje as nesër! Është ngatërresë!? Kolegu folës, njeri fisnik e i edukuar më kërkoi falje disi i hutuar! Në dalje, ata të dy te dera qenë kamerierë që na prisnin në lokalin e tyre. Një e njohura ime kur isha dikur në Gjermani, intelektualja M. Beneke nga Bremeni, dëgjoi të flitej gjithandej në mediat gjermane për një gjeneral në kërkim, «Agim Shehu»! I shkoi mëndja tek unë dhe nuk la vend e shteg pa më kërkuar! Sla lajm pa ndjekur dhe habitej, si isha kthyer kaq misterioz në kërkim nga interpoli, pasi nuk i isha dukur i tillë! Me shqetësimin kureshtar të saj, siç na u tha diku, ajo ra në sy të policisë për marrëdhënie me një të dyshimtë ndërkombëtar në kërkim, e filloi të shihej dhe ajo vetë e dyshimtë! U rilidhëm me telefon, e na shpjegonte ngjarjen me humorin e vet të hollë gjerman brenda ngatërresave shqiptare! Këto i prodhon i pari një gjeneral me çerek mendjeje, i huaj për kulturën mes krijuesish, që sdi se kur vjen më pas në publicistikë, pavarësisht aftësisë që ka, duhet ta dallojë emërtimin e vet nga kolegët e ngjashëm në emërtim, siç bëhet kudo e nga të gjithë me mënd! Më e trishtueshme mbetet, që kolegë të tu në media këtë paturpësi të një mëndjevogli nuk ngurojnë ta përhapin gjer në krye gazetash, pa i vënë përpara emrit një sigël - «gjen.»! Ska rëndësi nëse këtë mospërfillje e bëjnë nga pakujdesia, injoranca apo ligësia e papërligjur ndaj një krijuesi që nuk u ka bërë asnjë të keqe! Ndoshta dikush e bën që të gëzojë fragmente shteti të cilët më vranë e më nisën në mërgim të detyruar! Vetë kam kërkuar që në shkrime të mia të bëj atë që sbën polici: te autorësia e shkrimit të më vihet pas dhe fjala «Gjenevë» ku banoj, me shpresë se gjenerali i rikthyer ndoshta prapë polic nuk do më vijë dhe në Gjenevë si hije blu prapë në arrati.