E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jashtë Botërorit

10/02/2005  Shqipëri 0

Ukrainë 2

Rusol 40’, Gusin 59’

Shqipëria: Strakosha, Dallku, Çipi (Osmani 56’), Aliaj, Lala, Skela, Haxhi, Cana, Duro, Tare (Bogdani 65’), Bushi (Myrtaj 76’)

Trajner: H. P. Brigel

Ukraina: Shovskovski, Timoshuk, Nesmaçni, Rusol, Shelaev, Gusev, Rotan (Vorobei 66’), Gusin, Shevçenko, Voronin (Rikun 81’)

Trajner: O. Blohin

Gjyqtar: Stephen Benet

Kartona të verdhë: Rusol, Voronin, Shelaev, Rikun

Ukraina bën detyrën, duke fituar në “Qemal Stafa”. Megjithëse të gjithë prisnin tri pikët e radhës në stadiumin kombëtar, këto të fundit nuk kanë ardhur. Ashtu si në ndeshjen kundër Danimarkës kemi humbur me rezultatin 2-0. Përfundimisht miti “Qemal Stafa”,ka pushuar ekzistuari pasi Ukraina është e dyta skuadër në harkun e pak muajve që ka arritur të fitojë në Tiranë. Ndoshta kombëtarja në këtë ndeshje ka qenë edhe njëherë e pafat. Megjithatë nuk është këtu që duhet kërkuar pseja e një humbje që largon çdo ëndër për një kualifikim të mundshëm në botërorin e gjermanisë. Pas gjashtë ndeshjes mbetemi në kuotën e 6-të pikëve ndërkohë që Ukraina e Shevçenkos tashmë fluturon në kuotën e 14-të pikëve. Skuadra e drejtuar nga Blohin duket se tashmë e ka prerë gjysmën e biletës që të çon Gjermani. Megjithatë fjala e fundit nuk është thënë ende pasi ashtu siç është deklaruar para kësaj ndeshje apo dhe pas saj çështja e vendit të dytë mbetet e hapur,pasi për të aktualisht luftojnë 5 ekipe duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ndërkohë përsa i përket sfidës ajo ka fillar në ritmine të besuarve të Brigel, që edhe pse me mungesa në repartin e mbrojtjes fillismish është dukur se nuk i kanë ndjerë aspak këto të fundit. Si Brigel edhe Blohin kishin nxjerrë në fushë dy skuadra që mbi të gjitha duhet të tregoheshin shumë të kujdesshme. Brigel kishte rreshtuar një skuadër sipas skemës 3-5-2 ndërkohë që tekniku Ukrainas ishte përgjigjur me një 4-4-2 të pastër, ku në sulmin e Ukrainasve ishte dyshja e frikshme Shevçenko-Voronin. Ky i fundit ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë sfidës e gjithmonë një rrezik konstat për mbrojtjen kuqezi. Në pesë minutat e para të ndeshjes ishte Shqipëria ajo që mori frenat e lojës në dorë dhe i`u afrua portës kundërshtare por pa rrezikshëmërinë e duhur. Kuqezinjtë gjatë gjithë minutave të para të ndeshjes luajtën me shumë kujdes dhe u përpoqën të gjenin sa më shpejt golin e avantazhit. Megjithatë përballë gjetën një mbrojtje të hekurt dhe një Shovkosvki ndoshta në një prej ditët etij më të mira. Rreziku i parë i vërtetë nga skuadra jonë erdhi në minutën e 10-të. Në fakt të gjithëve na u kujtua sfida kundër Greqisë kur Aliaj shënonte golin e dytë, megjitatë këtë herë mbrojtësi vlonjat ka qenë i pafat. Goditja e tij ka përfunduar në murin e Ukrainës, ndërkohë që më pas aksioni ka përfunduar pa rrezik për portën kundërshtare. Pas një presioni apo një volumi më të madh loje nga ana e kuqezinjve ukraina u zgjua në minutën e 16-të të takimit. Pikërisht ai, Shevçenko arrin të kalojë dy mbrojtësa kuqezinj por Dallku arrin të largojë rrezikun. Në këto minuta të besuarit e Bllohin tentuan të ushtronin presion por reparti ofensiv i kuqezinjve arriti ti zgjidhë me një lehtësi relative të gjitha këto situata. Pas këtyre sulmeve të miqve ishin sërish kuqezinjtë që u hodhën në sulm. Në minutën e 20-të Bushi pasi merr një top të bukur nga mesfusha pason për tek Tare,por ky nuk gjen takimin me topin i cili përfundon në duart e portierit ukrainas. Në minutën e 21-të është sërish Aliaj që tenton, sërish me ence por është sërish Shovkovski që i thotë jo golit duke e grushtuar topin e goditur nga mbrojtësi vlonjat. Një minutë pas këtij rasti të miqve ishte shevçenko që u kundërpërgjigj me një goditje standarte e cila përfundoi në duart e Strakoshës. Megjithatë ishte sërish Shqipëria që vazhdoi të diktonte në fushën e lojës. Në minutën e 26-të u krijua sërish një rast me të vërtetë shumë i mirë po asnjë prej lojtarëve tanë nu ariti të shënonte. Pas këtij rasti kemi paasur sërish mundësinë për të shënuar. Skela u gjend dy herë para portës kundërshtare,por në një rast pasimi i tij për Taren qe krejtësisht i gabuar ndërkohë që në rastin tjetër vetëm në momentin e fundit mbrojtja kundërshtare arriti të spastronte zonën. Normalisht edhe në këtë ndeshje ka gjetur zbatim proverbi, kush nuk shënon pëson. Në minutën e 39-të të pjesës së parë, skuadra ukrainase arriti të gjente golin e avantazhit. Pas një goditje këndi të ekzekutuar saktë nga Voronin, dhe pas gabimit të mbrojtjes sonë në këtë rast për Rusol të gjendur përballë Strakoshës nuk ishte aspak e vështirë të shënote. Që në këtë moment u kuptua se ndeshja do të ishte e gjitha në malore për ekipin tonë. Në fakt reagimi ishte i menjëhershëm. Duro një prej më të mirëve në fushën e lojës, merr krahun e djathtë godet, por topi kalon tërë pasqyrën e portës pa gjetur rrjetën. Pas këtij rasti deri në minutën e 45 loja u ekuilibrua, ndërkohë që në minutën e 45-të ishin sërish kuqezinjtë që i dhanë tonin lojës. Skela kalon dy apo tre mbrojtës, jep një top shumë bukur për Canën i cili godet nga më shumë se 20-të metra por topi kaloi ngjitur me shtyllën pingule të Shovkovskti. Edhe pjesa e dytë nisi si e para. Sërish të besuarit e Brigelit u përpoqën të gjenin golin e barazimit, por të gjitha tentativat e tyre rezultuan të pasukseshme. Në minutën e 48-të, pas një goditje shumë të bukur të Aliaj, portieri kundërshtar e detyrua të grushtonte ndërkohë që në vijim të aksionit as Duro fillimisht e Lal më pas nuk arritën ta shtynin topin në portë. Në minutën e 51-të pas një aksioni shumë të bukur dhe të gjatë të kombëtares sonë, Bushi merr një top shumë të bukur nga mesfusha dhe me anë të një veprimi spektakolar kërkon të gjejë golin me anë të një rrafishate, por sërish topi përfundon jashtë. Pas këtij momenti Ukraina kujtohet të sulmojë dhe si gjithmonë e bën këtë gjë me të vërtetë shumë rrezikshëm. Ndërkohë në minutën e 55-të të sfidës problemet për trajnerin Brigel u shtuan. Geri Çipi dëmtohet dhe kërkon ndrrimin, që çuditërisht vonohet më shumë seç duhet. Në vend të vlonjatit të Tiranës, hyn Osmani. Ndërkohë në minutën 57-të gjithçka ka përfunduar pasi Ukraiana shënon golin e dytë. Edhe njëherë gjithçka me të vërtetë shumë thjeshtë. Ekipi i Blohin shfrytëzon më së miri një goditje standarte e Strakosha u detyrua të nxirrte nga rrjeta për të dytën herë topin. Pas golit të Ukrainës, reagimi i kuqezinjve ka qenë sërish i menjëhershëm. Tare provon, por goditja e tij përfundon jashtë. Më pas është Bushi që pasi kalon në mbrojtës godet nga larg, por Shovkovski pret pa vështirësi. Në minutën e 63-të të takimit Brigel bëri zëvendësimin e dytë në këtë sfidë. Nga loja doli Tare dhe në fushë zbriti Bogdani. Futbollsti i Veronës i dha shumë lëvizshmëri reparit tonëtë avancuar por ai i vetëm nuk mund të bente asgjë edhe pse tentoi në disa raste. Megjithatë, pas golit të dytë në fushën e lojës kuqezinjtë veç të tjerave më shumë kanë shfaqur dëshirën pë të shënuar. Skuadra nuk zbatoi më skema në ato minuta të mbetura. Brigel hodhi në fushë edhe Myrtaj, ndërkohë që Blohin i`u përgjigj një për një lëvizjeve të gjermanit. Myrtaj e Bogdani u përpoqën të gjenin golin, por pas shpine kishin një skuadër e cila dukej shumë e lodhur madje mund të themi e dorëzuar. Drithërima e fundit në “Qemal Stafa”, kaloi në minutën e 90-të, kur Skela pas një goditje dënimi u ndal vetëm nga traversa. Megithatë në fund të kësaj ndeshje duket se jemi kthyer edhe një herë me këmbë në tokë duke kuptuar se shanset për një kualifikim të mundshëm janë me të vërtetë shumë të vogla. Tashmë Ukraina duket shumë pranë Gjermanisë, ndërkohë që fitorja e Greqisë përballë Danimarkës e ka komplikuarn edhe më shumë situatën për vendin e dytë në grup.

Të veçanta:

Gjatë ekzekutimit të himinit Kombëtar, në pjesën karshi të stadiumit “Qemal Stafa” është hapur flamuri gjigand me përmasa 100x35.

Para filliomit të lojës në qendër të mesit të fushës ka qenë I vendosur një floamur I madh shqiptar, me përmasa 35x15, I financuar nga zv/presidenti I FSHF-së, Lutfi Nuri, që ka kushtuar 2 mijë dollar.

Plotë 14 mijë flamurë të vegjël, me kosto 1 dollar sejcili, janë shpërndarë falas për të gjithë tifozat e pranishëm në stadium.

Në tribunën VIP, përveç personaliteteve të shtetit shqiptar dhe përfaqsuesve të Federatave respektive, I pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti ukrainas, Leonid Kuxhman.

Nd. Fi. Bar. Hum. Shën. Pës. Pik

Ukrainë 6 4 2 0 11 3 14

Greqi 5 2 2 1 7 5 8

Danimarkë 5 1 3 1 7 6 6

Turqi 5 1 3 1 6 5 6

Shqipëri 5 2 0 3 3 7 6

Gjeorgji 4 1 2 1 5 5 5

Kazakistan 4 0 0 4 2 10 0

Eleminatoret e Botërorit 2006/ Grupi 2

Shqipëri - Ukrainë 0-2

Greqi – Danimarkë 2-1

Greqi 2

Zagoraqis 25`, Basinas 30`(11-m)

Danimarkë 1

Romedal 45`

Greqia triumfon. Kampionët e Europës e filluan vrullshëm lojën të mbështetur nga publiku i tyre i zjarrtë. Mjaftë aktiv për helenët ka qenë mesfushori i Interit, Karagunis, i cili shënon edhe rastin e parë. Në minutën e 13-të Karagunis gjuan nga distanca dhe danezët shpëtojnë nga shtylla e djathtë. Grekët vazhdojnë presionin dhe në minutën e 25-të athina shpërthen 1-0. Zagoraqis shfrytëzon dinakërinë greke duke gjuajtur goditjen e lirë përpara se lojtarët danezë të rregullonin murin. Danezët e kanë humbur dhe pa e marrë akoma veten pësojnë golin e dytë. Pierluixhi Kolina, që ishte gjyqtari kryesor i këtij takimi, jep 11-metërsh për një tërheqje bluze të Graversen ndaj Janakopulos. Basinas merr përsipër ekzekutimin dhe 2-0. Skuadra e Oto Rehagel është superiore në pjesën e parë, por në fund të saj nga një pasiguri e portierit Nikopolidhis, Romedal përfiton dhe ngushton në 2-1. Në pjesën e dytë Danimarka është më agresive duke zhvilluar një volum më të madh loje. Grekët u përpoqën që të ruajnë rezultatin duke u mbrojtur në mënyrë kompakte. Danimarka pati disa raste për shënim por falë disa pritjeve të Nikopolidhis, nuk arritën që të barazonte. Fundi i ndeshjes ishte plot emocione të forta e kontestime nga ana e miqve. Në minutën e 85-të danezët kërkuan një 11-metërsh por Kolina vazhdon lojën. Trajneri danez, Martin Olsen, proteston në mënyrë energjike dhe gjyqtari italian e nxjerr jashtë. Në minutat shtesë danezët humbasin një rast ideal. Mansen dështon i vetëm përballë Nikopolidhis. Me këtë fitore fqinjët tanë ngjiten në vendin e dytë me 8-të pikë duke ngjallur shpresat e tyre për kualifikim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›