Gruaja beqare, për 100 mijë lekë kërcënon fqinjin dhe fëmijët e tij
30/03/2005 Prangoset pas kallëzimit në polici
DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar një femër, pasi ajo në
mënyrë të vazhdueshme kërcënonte një burrë të martuar.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se, 37-vjeçarja L. Metmuja, banuese në lagjen nr.14 të ish-Kënetës është ndaluar dje nga policia, pasi ndaj saj ishte bërë një kallëzim penal nga shetasi B.B. Sipas këtij kallëzimi, mësohet se Metmuja e ka kërcënuar me vrasje 37-vjeçarin edhe ai banues në të njëjtën lagje me të, ndërkohë që krahas tij ajo është deklaruar nga policia se i ka kanosur edhe fëmijët.
Policia nuk ka bërë të ditur se cilat janë motivet që kanë shtyrë beqaren Metmuja të kërcënojë burrin e martuar, ndërsa burime
policore deklarojnë zyrtarisht se Metmuja i ka kërkuar 100 mijë lekë për të pushuar kanosjen.
Në momentin e arrestimit të saj në banesë, policia ka gjetur të
fshehur një pushkë dhe 8 fishekë në kokën e divanit dhe që 37-vjeçarja e mbante pa leje.