E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja braktis burrin për një tjetër, vëllai denoncon motrën me të dashurin

Largimet nga banesa duket se janë kthyer në modë në Tiranë, ku vetëm dje janë shënuar katër raste. Tre prej femrave të larguara janë gjetur, ndërsa për të katërtën ende po punohet. Gjithsecila prej tyre ka rrëfyer histori nga më të ndryshmet, duke treguar se ishin larguar me dëshirën e tyre. Një prej këtyre historive ka të bëjë me një denoncim që ka bërë vëllai për motrën. Sipas të dhënave të policisë, dy net më parë, në Komisariatin Nr.5 është paraqitur Antan S., 18 vjeç. Ai ka treguar se rreth orës 13:00 të datës 25 shtator është larguar nga banesa motra e tij, Vexhite S., 22 vjeçe. Ai ka rrëfyer fillimisht se motrën ia kishte marrë me forcë një person dhe policia e ka shpallur menjëherë në kërkim. Por, kur ka gjetur 22-vjeçaren, është kuptuar se ajo ishte larguar me dëshirën e saj. Vajza ka mohuar pretendimet e mëtejshme të vëllait të saj, se po mbahej me forcë nga 36-vjeçari. Pas deklaratës së 21-vjeçares, policia e ka lënë të lirë atë, ndërsa po të njëjtin veprim ka kryer edhe me 36-vjeçarin, i cili ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi që i kishte ngarkuar vëllai i vajzës. Ndërsa rasti tjetër është shënuar në Kavajë. Policia e Kavajës ka marrë një denoncim dy ditë më parë nga bashkëshorti i 33-vjeçares Mimoza M. Ai i ka treguar policisë se ajo ishte larguar me dy fëmijët e mitur dhe nuk ishte kthyer më. Menjëherë policia ka nisur kërkimet për gjetjen e nënës me dy fëmijët. Ditën e djeshme, uniformat blu kanë mundur të bien në gjurmët e saj dhe e kanë gjetur bashkë me V.C., 43 vjeç, i cili i mbante në banesë. Në këto kushte, Mimoza dhe 43-vjeçari janë shoqëruar në polici. Mimoza ka deklaruar para uniformave blu se ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe kishte vendosur të bashkëjetonte me 43-vjeçarin. Kështu, policia i ka lënë sërish të lirë, ndërkohë që ka njoftuar edhe bashkëshortin e 33-vjeçares, i cili menjëherë ka nisur procedurat e divorcit për të marrë edhe kujdestarinë e fëmijëve. Rasti i tretë është shënuar në Komisariatin Nr.1. Sipas të dhënave policore, rreth orës 11:00 të dy ditëve më parë, Mirela M., 42 vjeçe, është paraqitur në polici dhe ka treguar se që ditën e shtunë, rreth orës 18:30, i është larguar nga banesa vajza Mishela Xh., 15 vjeçe. 42-vjeçarja ka rrëfyer se nuk ka pasur ndonjë konflikt me të dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj. Policia tha se menjëherë ka nisur kërkimet dhe brenda një kohe të shkurtër është gjetur dhe i është dorëzuar familjarëve. Ndërsa rasti i katërt është shënuar te Komisariati Nr.3, po në Tiranë. Sipas të dhënave policore, rreth orës 17:30, Mimoza I., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzoi se që me datë 24 shtator, rreth orës 11:30, i është larguar nga banesa vajza Blerta I., 18 vjeçe. Policia tha se po punon për gjetjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›