Merr hakun e babait, katër plumba fqinjit
Rikthehen rastet e gjakmarrjeve në qytetin e Shkodrës. Pak para mesnatës së të dielës, një drejtues kamionçine për pak ka humbur jetën nga plumbat e hasmit të tij.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 23:30 në afërsi të tregut të "Zdrales" në qendër të qytetit. 39-vjeçari Ridvan Bajrami, banues në lagjen "Ajasëm" të Shkodrës, ka qenë duke ngarkuar kamionçinën e tij me dhe në një shesh ku po hapeshin themelet për ndërtim, kur është qëlluar me pistoletë katër herë. Ai ndodhej brenda kabinës së makinës dhe fatmirësisht dy plumba kanë mundur ta prekin vetëm në këmbë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin rajonal të Shkodrës, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, duke kaluar çdo rrezik për jetën.
Ndërkohë, mësohet se tri orë pas ngjarjes, blutë e Shkodrës kanë arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ishte kthyer në vendin e ngjarjes për të mësuar nëse ishte realizuar objektivi i tij - vrasjen e kundërshtarit. Mësohet se ai është Bledar Kruja, 35 vjeç dhe sipas policisë, u kap pranë vendit të ngjarjes, ku ishte futur mes turmës së njerëzve kuriozë, për të mësuar çfarë kishte ndodhur.
Sipas burimeve nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Mes autorit të plagosjes dhe të lënduarit, dikur fqinj dhe miq me njëri-tjetrin, ka një histori konflikti të nisur 5 vjet më parë. Në fund të vitit 2004, Ridvan Bajrami pas një konflikti në familje tentoi të qëllojë me armë zjarri mbi të atin. Në këtë moment ndërhyri fqinji i tyre, Zija Kruja, i cili ishte babai i agresorit 35-vjeçar, Bledar Kruja. Zijai ndërhyri për të qetësuar fqinjët, por breshëria e plumbave ra mbi të dhe ai gjeti vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, Ridvan Bajrami u arrestua për akuzën e "vrasjes aksidentale" të fqinjit dhe "vrasjen e mbetur në tentativë" të babait të tij. Pas vuajtjes së dënimit, Ridvan Bajrami doli nga burgu në fund të vitit 2008 dhe vazhdoi të punonte si shofer me kamionçinën e tij. Por për familjen e viktimës, duket se nuk mund të quhet e mbyllur vrasja e kryefamiljarit të tyre vetëm me katër vite burg. Kështu djali i viktimës, në shenjë hakmarrjeje ka qëlluar me armë zjarri ndaj 39-vjeçarit Bajrami, i cili 4 vjet më parë i kishte vrarë babanë.
Fillimisht, policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e disa personave si autorë të dyshuar të ngjarjes në fjalë. Sipas policisë lokale, mësohet se njëri nga të shoqëruarit mendohet që të jetë i përfshirë në ngjarje në rolin e përkrahësit të autorit të krimit. Gjatë orëve të para të ditës së djeshme, policia e Shkodrës ka bërë disa kontrolle në banesat e të dyshuarve si autorë të mundshëm të ngjarjes dhe pas tri orësh është bërë i mundur arrestimi i 35-vjeçarit Kruja, i cili e kishte fshehur armën e krimit, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Policia bëri të mundur sekuestrimin e armës së krimit, një pistoletë tip TT, të cilën autori e mbante pa leje. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 4 gëzhoja pistolete, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.