Leku i dobët, më shumë humbje se sa fitime
Leku i dobët mund të shkaktojë më shumë të këqija se sa të mira në ekonominë shqiptare, sipas ekspertëve. Pasoja e parë dhe më e rëndësishme negative pritet të jetë pasiguria e individëve dhe bizneseve, gjë që pritet të shoqërohet me rritje të normave të fitimit dhe ulje të dëshirës për të ndërmarrë projekte afatgjata. Shqipëria ka përfituar gjatë viteve të fundit nga leku stabël, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2008, u luhat rreth kuotës 124 lekë me tendencë të qartë forcimi. Qëndrueshmëria e lartë e monedhës kombëtare shtyu shumë individë të hynin në huamarrje afatgjata në valutë, duke përfituar nga normat e ulëta të interesit të euros apo dollarit. Huamarrja në monedhën vendëse lek ka qenë gjithmonë 60-70 për qind më e shtrenjtë dhe për më tepër, duke qenë se shumica dërrmuese e ofertave mbajnë si normë bazë interesin e bonove të thesarit, nuk sjell ndonjë përfitim të dukshëm në mbrojtjen nga rreziqet.
Nën perspektivën e luhatjes së fortë të vlerës së lekut dhe rrezikut të dobësimit, shumë biznese dhe individë do ta kenë më të vështirë të marrin vendimin e hyrjes në marrëdhënie kredimarrjeje afatgjatë.
Eksportet
Teorikisht, eksportet shqiptare do të bëhen më konkurruese e për pasojë, edhe më të shitshme në tregjet ndërkombëtare. Por kjo gjë ndodh vetëm teorikisht. Në vitin 2000, dy profesorë të Universitetit të Tiranës, bënë një studim analitik dhe dolën në konkluzionin se një monedhë e dobët nuk sjell asnjë përfitim në rritje të eksporteve. Si një vend i vogël, Shqipëria importon shumicën dërrmuese të imputeve, të cilat do të jenë më të shtrenjta. Kështu, ndërsa industria e rëndë teorikisht do të përfitojë nga kostoja më e lirë e punës në Shqipëri, (gjë që në fakt është thjesht varfërim i mëtejshëm i punëtorëve), e njëjta industri do të përballet me rritjen e kostos të energjisë së importuar.
Vetëm sektori i fasonëve, të cilët kanë rreth 65 për qind të shpenzimeve në lekë dhe 35 për qind në euro, mund të ketë përfitime nga leku i dobët. Por edhe ky sektor, është goditur rëndë nga ulja e kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe tani për tani, një zhvlerësim i lekut me 10 për qind, nuk i jep ndonjë ndihmesë të madhe.
Rritja e çmimeve
Ekonomia shqiptare pritet të përballet me probleme të shumëfishta nga zhvlerësimi aktual i lekut, si dhe nga perspektiva e lekut të luhatshëm. Kështu, kostoja e parë e dukshme pritet të jetë kostoja e energjisë elektrike të importuar. Shqipëria importon zakonisht 40 për qind të energjisë që konsumon dhe shtrenjtimi i euros me 10 për qind sjell edhe rritjen e kostos së energjisë.
Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë, luhatjet në kursin e këmbimit pasqyrohen në çmimet e mallrave të konsumit në masën 99 për qind brenda nëntë muajve. Në total, nuk pritet ndryshim drastik i çmimeve brenda një periudhe të shkurtër, por në të gjitha rastet, nuk ka asnjë dyshim që çmimet do të rriten. Ekspertët dyshojnë se bizneset do të rrisin çmimet jo vetëm si pasojë e rritjes së kostos së blerjes së mallrave, por edhe si pasojë e rritjes së kostos së kredive në euro që këto biznese kanë marrë për zhvillimin e vet.