“Ndotja po ia ‘merr frymën’ liqenit”

12/04/2005 Në fund të kësaj vere pritet që liqeni i Shkodrës të marrë statusin e Parkut Kombëtar
SHKODËR - Liqeni i Shkodrës, më i madhi, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Ballkanin, çdo ditë e më shumë është duke u ndotur. Ujërat e zeza, mbetjet urbane, që derdhen në këtë liqen, si dhe mbetjet, që vijnë nga ana e bregut malazez duket se po ia marrin “frymën” liqenit, që dikur ishte krenari. Para disa kohësh Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), dega Shkodër, ka studiuar me anë të specialistëve, nivelin dhe shkaktarët e ndotjes së këtij liqeni të pasur me specie të ndryshme të bimëve, shpendëve, kafshëve dhe e njohur sidomos për peshkun e famshëm të këtij qyteti, krapin. Përveç studimeve, qendra REC ka organizuar ëorkshop-e të shumta me palën malazeze në mënyrë që të koordinohen veprimet për eliminimin e ndotjeve dhe shkaktarëve të tyre. Aspekt tjetër i punës së Qendrës Rajonale të Mjedidit për Evropën Qendrore dhe Lindore përveç ëorkshop-eve, është dhe bashkëpunimi me shoqata të ndryshme ndërkombëtare mjedisore si dhe me Ministrinë e Mjedisit për të arritur në shpalljen e këtij liqeni Park Kombëtar, ashtu siç kanë vepruar edhe fqinjët malazezë, disa vite më parë. Lidhur me shkaktarët, nivelin e ndotjes dhe kohën kur pritet të merret statusi i Parkut Kombëtar, një informacion të saktë për gazetën “Metropol” ka dhënë koordinatorja e REC-it në Shkodër, Diana Bejko.
Në bazë të studimeve tuaja, cilët janë shkaktarët e ndotjes së liqenit të Shkodrës?
Shkaktarët e ndotjes së liqenit janë të shumtë, por po t’i përmbledhim ato më të rëndësishmit mund të themi se është derdhja e ujërave të zeza në liqen në kohën e mosfunksionimit të stacionit të pompave si rezultat i mungesës së energjisë elektrike. Shkaktar tjetër është mungesa e menaxhimit të mbetjeve urbane, një pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në lumin Buna e për pasojë në liqen. Faktor ndotjeje mjaft i rëndësishëm është dhe fabrika e aluminit në pjesën e Malit të Zi, si rezultat i së cilës shkaktohet ndotja me metale të rënda të ujërave të liqenit. Më tej në bazë të studimit të bërë mund të renditet si faktor i rëndësishëm për ndotjen e liqenit të Shkodrës dhe shërbimet sociale, që operojnë rreth brigjeve të liqenit të Shkodrës, pasi mbetjet urbane si dhe ato të ujërave të zeza përfundojnë në liqenin e Shkodrës si pika më e favorshme e shkarkimeve për to.
Sa ndikon mungesa e statusit si “Park Kombëtar” në ndotjen e liqenit?
Mungesa e statusit është faktor i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit do të zgjidheshin çështjet e menaxhimit, shkarkimeve të ndryshme, koha e peshkimit, zënia e peshkut në madhësinë e caktuar në bazë të standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga konventat, të cilat janë ratifikuar nga qeveria shqiptare si konventa e Ramsarit, IUCN, Aarhus, konventa për mbrojtjen e zogjve etj.
A ka ndërmarrë masa Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), në dobi të këtij liqeni?
Për sa u përket masave të marra në këtë drejtim, mund të them se nga ana e Qendres Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore ka patur këto arritje në firmosjes e Memorandumit të bashkëpunimit mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të biodiversitetit dhe resurseve natyrore të liqenit të Shkodrës. Forcimi i kapaciteteve institucionale qoftë me mbështetje teknike (pajisje dhe laboratore) qoftë nga ana profesionale, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme në drejtim të menaxhimit dhe mbrojtjes së vlerave natyrore të liqenit të Shkodrës ka qenë një tjetër prioritet i REC. Ka filluar tashmë procedura e përbushjes së dokumentacionit për shpalljen e liqenit të Shkodrës zonë e mbrojtur, si kategori Kombëtare dhe zonë Ramsar, si kategori ndërkombëtare dhe në bazë të kontratës së lidhur me REC, kjo procedurë pritet të mbarojë deri në fund të korrikut, me qëllim që në shtator ky dokument të kalojë në qeveri për aprovim dhe dhënien e këtij statusi.
Forcimi dhe aktivizimi i shoqatave joqeveritare në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave natyrore dhe resurseve peshkore të liqenit të Shkodrës.
Po për nivelin e ndotjes së liqenit nga ujërat e zeza, a ka një studim nga REC me specialistët e fushës përkatëse?
Patjetër. Për nivelin e ndotjes së liqenit nga ujërat e zeza, që është mjaft i madh, kemi përpiluar dhe një tabelë me të gjitha të dhënat e duhura, të cilat janë alarmante.
850 specie bimore
600 specie shtazore
281 specie shpendësh
Shkaqet e ndotjes
Derdhja e ujërave të zeza në liqen
Derdhja e një pjesë të mbetjeve urbane në liqen
Derdhja e mbeturinat e fabrikës së aluminit të Malit të Zi