Studentët bashkohen në Tiranë
21/02/2005 Qeveria Studentore Shqiptare ka organizuar katër ditë rresht një takim të përfaqësuesve studentorë nga Evropa Juglindore. Qëllimi kryesor i këtij takimi është ngritja e rrjetit të Evropës Juglindore për Qeverisjen Studentore. Studentët nga Bullgaria, Kosova, Shqipëria dhe struktura europiane e përfaqësimit studentor “Unionet Studentore Kombëtare të Evropës” (ESIB) shëkmëbyen informacion. Disa nga çështjet të cilat u trajtuan gjatë këtyre ditëve janë: Problemet kryesore të përfaqësimit studentor, roli i komunitetit studentor në ideimin dhe zbatimin e Procesit të Bolonjës, në demokratizimin e sistemit të arsimit të lartë, roli i përfaqësimit studentor në vlerësimin e nevojave të komunitetit që përfaqëson, rritja e transparencës së administrimit në institucionet e Arsimit të Lartë, etj. Gjithashtu fushata e informimit do të shtrihet edhe në informimin e komunitetit studentor mbi Procesin e Bolonjës dhe mënyrën se si funksionojnë ligjërisht universitetet. Lobimi në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e hapsirave ligjore që garantojnë pjesmarrjen e komunitetit studentor në procesin e reformave në Arsimin e Lartë në përgjithësi dhe në ato në kuadër të Procesit të Bolonjës në veçanti.