Vucasovic: Studentët duhet të argumentojnë kërkesat e tyre
21/02/2005 Ngrihet rrjeti i Evropës Juglindore për Qeverisjen Studentore
Një rrjet i Evropës Juglindore për Qeverisjen Studentore do të ndërmarrë aktivitete rajonale me qëllim forcimin e përfaqesimit studentor dhe pjesemarrjen e ketij komuniteti në procesin e vendimarrjes. Martina Vucasovic, këshilltare e Programit të iniciativave të programit të Evropës Juglindore për Sorosin rajonal të vendosur në Budapest thotë se Sorosi ka programe specifike për studentët pasi beson në rritjen e nivelit të cilësisë së arsimit të lartë në nivel rajonal. Ky program mbështet iniciativa rajonale në katër nivele, të qeverisjes studentore, lufta e studentëve kundër korrupsionit, në arsimin e lartë, futjen e studentëve me pa-aftësi në shkollë, inkurajimin e studentëve minoritarë dhe vlerësimin e studentve për nivelin e mësimdhënies. Për këtë arsye po ndërtohet një rrjet rajonal për Evropën Juglindore. Nuk është se ESIB ka vendosur se cilat janë aktivitetet, por do të vendosë organizmat përbërëse që do të caktojnë prioritetet.
"Është bërë një sondazh në vitin 2002-2003 me tre aktorët kryesorë, Minsirtrinë e Arsimit, studentët dhe Stafet akademike. Për Shqipërinë vetëm Ministria e Arsimit ka dhënë informacion. Informacioni ka të bëjë me caktimin masave ligjore për implmentimin e Kartës së Bolonjës, por ne nuk e dimë se deri në ç'masë janë implementuar", thotë Vucasovic. Sipas saj përfaqësimi i studentëve është në disa vende 5-10 për qind në senate dhe këshilla, pjesa më e madhe e universiteteve ka një përfaqësim 11-20 për qind, ndërsa pjesa e fundit është 21-30 për qind. Përfaqësim më të lartë ka Çekia me 31 për qind. Pjesëmarrja e studentëve duhet të rritet nëpërmjet inisiativave të studentëve, nëpërmjet këshillimeve, takimeve dhe nëpërmjet presionit publik. "Por, sudentët vërtet duhet të marrin pjesë në vendmarrje, por dhe duhet të argumentojnë idenë e tyre, jo thjesht të ngrenë dorën" thotë Vucasovic.