E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja më e shkurtër në botë bëhet nënë

 Maria do Socorro Gomes, e prekur nga akondroplazia, një formë trashëgimtare nanizmi, ka sjellë në jetë vogëlushin Abner, i gjatë më shumë se gjysma e saj. Kështu nëna braziliane ka çuar deri në fund një shtatzëni plot me probleme. Maria ka deklaruar se ndjehet shumë e lumtur dhe kënaqësia e saj bëhet e papërmbajtshme, kur merr në krahë vogëlushin që ka dashuruar shumë, duke dalë fitimtare kundër mijëra vështirësive që shtatzënia sjell për gratë si ajo, të shkurtra dhe me pak peshë. Ajo është 79 centimetra e lartë dhe peshon 26 kilogramë, ka një trup të brishtë dhe ishte e detyruar të kalonte shtatzëninë me kontrolle të shpeshta mjekësore, e detyruar të qëndronte për të nëntë muajt në shtrat, sepse e kishte pothuajse të pamundur të ngrihej dhe të mbante ekuilibrin për të qëndruar në këmbë, kryesisht për shkak të këmbëve shumë të shkurtra. Abner në momentin e lindjes, që ndodhi në Belen (Brazili i veriut) më 22 janar, peshonte 2 kilogram e 375 gram dhe ishte i gjatë 46 centimetra. Lindja ndodhi pa probleme të veçanta dhe tani nëna dhe vogëlushi janë shumë mirë. 37-vjeçarja duket e jashtëzakonshme, sidomos kur shtrin mbi vete vogëlushin i cili e bën të duket akoma më e vogël fizikisht. Dyshimet që Abner do të vuajë nga e njëjta sëmundje që vuan edhe e ëma nuk janë eliminuar ende nga mjekët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›