E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja me shami ndalohet të lahet në pishina

Zyrtarët francezë kanë ndaluar dje
një grua myslimane që të lahej në
një pishinë publike ndërsa mbante një
kostum banje që i mbulonte të gjithë
trupin. Gruaja vinte gjithmonë aty për të
notuar, por dje stafi i
pishinës nuk e kishte
lejuar që të hynte,
duke deklaruar se
ky ndalim bëhej për
çështje higjiene.
Kjo vjen pasi qeveria
ka vendosur që
të kufizojë vendet
ku përdoret burka,
ose shamia, pas
deklaratës së Presidentit
Sarkozi se kjo
veshje cenon dinjitetin
e gruas. Franca
është vendi ku ndodhet
grupi më i madh i
popullsisë myslimane me rreth 5 milionë
myslimanë që jetojnë aty. Në pishinë,
stafi i kujtoi gruas se sipas rregullave
për shkak të higjienës ndalohen larjet
në pishinë me gjithë rroba. Gruaja ishte
një franceze e konvertuar në myslimane
që e kishte blerë kostumin e plazhit për
gratë myslimane në Dubai për t‘u mbuluar
e tëra ndërsa notonte. Por gruaja,
e cila është ndier e
fyer ka deklaruar për
një gazetë franceze
se ky quhet segregacion.
"Unë do
të luftoj për të ndryshuar
gjërat", ka
deklaruar gruaja. Në
qershor, Asambleja
Kombëtare caktoi
32 parlamentarë që
të organizonin një
mision fakt-mbledhës
6- mujorsh për
të parë se cilat janë
metodat e reduktimit
të përdorimit
të burkës nga gratë. Në vitin 2004, në
Francë u ndalua edhe përdorimi i shamive
të kohës dhe simboleve të feve të
tjera në shkolla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›