Çifti i parë i Francës "do të dëshironte një fëmijë në vitin 2011"
Çifti i parë i Francës, Nikolas
Sarkozi dhe Karla Bruni
kanë planifikuar që të sjellin në
jetë një fëmijë në vitin 2011. Kjo
për të ndihmuar shanset për
një rizgjedhje të dytë të Sarkozisë
në postin e Presidentit
të vendit. Të paktën ky është
interpretimi që i kanë dhënë
revistat. Thashethemet për
një vendim të tillë i ka bërë të
ditura revista franceze "Voici".
Sipas asaj thuhet se çifti ka
vendosur një datë të caktuar
për të pasur fëmijë dhe për t‘u
bërë më në fund një familje
e vërtetë. Sarkozi 54 vjeç ka
tre fëmijë nga dy martesat e
mëparshme, ndërsa gruaja e tij
ish-modele ka vetëm një djalë
nga një lidhje jashtëmartesore.
Sipas burimeve të saj të brendshme,
çifti presidencial ka vendosur
që "kartën" e shtatzënisë
ta luajë për të fituar zgjedhjet
presidenciale të vitit 2012.
Thashetheme të tilla po qarkullojnë
që prej disa muajsh.
Çifti Bruni-Sarkozi nuk e ka
mbajtur sekret faktin se dëshiron
që të ketë një fëmijë. "Unë
nuk jam shtatzënë dhe më vjen
keq për këtë, sepse në të vërtetë
e dua një gjë të tillë. Po a do
të ndodhë? Vështirë ta them,
sepse në moshën 40-vjeçare
është shumë më e vështirë sesa
në moshën 25", ka deklaruar
ajo në një intervistë të saj të
vitit të kaluar. Megjithatë, deri
më tani as ajo as i shoqi nuk
kishin caktuar një datë lindjeje.
Në muajin mars, Bruni kishte
deklaruar se kishte dëshirë që
të adoptonte një fëmijë, nëse
nuk do të ishte e mundur që
të vinte në jetë biologjikisht.
Por së fundi duket se çifti ka
dalë me një plan të ri për një
fëmijë në prag të zgjedhjeve.
Ardhja e një fëmije, sipas disa
ekspertëve, do të jetë një PR e
mirë për Sarkozinë që me siguri
do të kandidojë për një mandat
të dytë në Elize. Sarkozi ka tre
djem nga martesat e para dhe
sigurisht që do të dëshironte që
të shtohej me një vajzë. Një të
tillë dëshiron të ketë edhe Karla
Bruni. Përdorimi i jetës private
në dobi të imazhit nuk është një
fakt i ri i Sarkozisë. Ai e ka bërë
një gjë të tillë edhe më parë.
Sarkozi dhe Karla Bruni
kanë planifikuar që të sjellin në
jetë një fëmijë në vitin 2011. Kjo
për të ndihmuar shanset për
një rizgjedhje të dytë të Sarkozisë
në postin e Presidentit
të vendit. Të paktën ky është
interpretimi që i kanë dhënë
revistat. Thashethemet për
një vendim të tillë i ka bërë të
ditura revista franceze "Voici".
Sipas asaj thuhet se çifti ka
vendosur një datë të caktuar
për të pasur fëmijë dhe për t‘u
bërë më në fund një familje
e vërtetë. Sarkozi 54 vjeç ka
tre fëmijë nga dy martesat e
mëparshme, ndërsa gruaja e tij
ish-modele ka vetëm një djalë
nga një lidhje jashtëmartesore.
Sipas burimeve të saj të brendshme,
çifti presidencial ka vendosur
që "kartën" e shtatzënisë
ta luajë për të fituar zgjedhjet
presidenciale të vitit 2012.
Thashetheme të tilla po qarkullojnë
që prej disa muajsh.
Çifti Bruni-Sarkozi nuk e ka
mbajtur sekret faktin se dëshiron
që të ketë një fëmijë. "Unë
nuk jam shtatzënë dhe më vjen
keq për këtë, sepse në të vërtetë
e dua një gjë të tillë. Po a do
të ndodhë? Vështirë ta them,
sepse në moshën 40-vjeçare
është shumë më e vështirë sesa
në moshën 25", ka deklaruar
ajo në një intervistë të saj të
vitit të kaluar. Megjithatë, deri
më tani as ajo as i shoqi nuk
kishin caktuar një datë lindjeje.
Në muajin mars, Bruni kishte
deklaruar se kishte dëshirë që
të adoptonte një fëmijë, nëse
nuk do të ishte e mundur që
të vinte në jetë biologjikisht.
Por së fundi duket se çifti ka
dalë me një plan të ri për një
fëmijë në prag të zgjedhjeve.
Ardhja e një fëmije, sipas disa
ekspertëve, do të jetë një PR e
mirë për Sarkozinë që me siguri
do të kandidojë për një mandat
të dytë në Elize. Sarkozi ka tre
djem nga martesat e para dhe
sigurisht që do të dëshironte që
të shtohej me një vajzë. Një të
tillë dëshiron të ketë edhe Karla
Bruni. Përdorimi i jetës private
në dobi të imazhit nuk është një
fakt i ri i Sarkozisë. Ai e ka bërë
një gjë të tillë edhe më parë.