Gruaja që ushqehet me rërë

Gruaja 70 vjeçare, Krishnavati, vuan nga sëmundja, të cilën psikologët e cilësojnë sëmundje psikologjike. Për 40 vjet rresht, ajo ka ngrënë nga 2 kilogramë rërë në ditë.
Ky ‘ushqim i pazakontë’ i Krishnavatit dhe vartësia e saj nga rëra, ka mbuluar faqet e shumë gazetave të botës.
“Po unë ushqehem me rërë, krahas llojeve tjera të ushqimit. Këtë e bëj për dyzet vite rresht dhe deri më tani nuk kam pasur ndonjë problem”, u ka deklaruar Krishnavati.
“Në Indi njerëzit perceptojnë çdo gjë të pazakontë si një mrekulli, mirëpo tek rasti i 70 vjeçare nuk kemi të bëjmë me mrekulli, por më një sëmundje psikologjike, të cilën në literaturën mjekësore mund ta gjeni me emërtimin PICA. Sëmundja duhet të trajtohet, ndërkaq fakti se gruaja ushqehet me rërë mbi 3 dekada, dëshmon për vartësinë që do të thotë se ajo duhet të trajtohet te psikologu’, u ka deklaruar medieve mjeku nga India, Anurag Dixit.