E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi apel për zgjedhjet e 8 majit

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 16:30

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe korrekte, ku do të shpalosen vlerat dhe platformat më të mira për qytetarët, duke folur për zgjedhjet lokale.

Kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e pushtetit vendor, duke theksuar se shpeshherë ka nënvlerësim nga qeveria qendrore.

Topi ka kritikuar ndikimin e politikës e cila ka interferuar në disa kompetenca të pushtetit vendor duke bërë që projekte të caktuara të dështojnë.

“Bëj apel në lidhje me zgjedhjet e datës 8 maj. Është momenti më i rëndësishëm që këto zgjedhje të zhvillohen në qetësi të plotë, pas një situate të tensionuar politike, gati në pozicionin e një konfliktualiteti të shprehur. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në korrektësi sipas ligjit, ku pjesëmarrja e qytetarit duhet të jetë e madhe. U bëj apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Komunikimi zgjedhor nuk duhet të jetë negativist. Uroj që të dalin fitues njerëzit më të mirë. I bëj thirrje të gjithëve të bëjnë një fushatë profesionale”, deklaroi Topi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›