E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Basha, kandidat i denjë për Tiranën

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 16:32

Lulëzim Basha është kandidati i denjë për Bashkinë e Tiranës, jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, aleate në qeverisjen qendrore të vendit që prej 2009-ës.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta beson fort në aftësitë dhe pozitivitetin që Basha përcjell jo vetëm për forcën e tij politike, por në radhë të parë për interesat e qytetareve të Tiranës.

Meta ka bërë thirrje që çdo incidenti që përpiqet të shkaktojë opozita gjatë fushatës elektorale duhet t’i jepet një përgjigje me qetësi, pasi ato vijnë në kohë dëshpërimi të humbësve.

Pas 8 Majit, Meta tha se politika ka mundësi të plotësojë 12 rekomandimet e Komisionit Europian, madje sipas kreut të LSI-së, disa prej tyre nuk duhej të kishin mbetur peng i debatit politik si zgjedhja e Avokatit të Popullit apo Gjykata Administrative.

Lidhur me hetimin nga prokuroria të video-përgjimit të tij me Dritan Priftin, Meta akuzoi prokurorinë për veprime të paligjshme.

I qetë, që sipas tij video-përgjimi është vërtetuar si trukim, Meta tha se me prokurorinë nuk ka më punë ai, por avokatët e tij. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›