E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja qëllon me pistoletë të vrasë burrin



RRËSHEN - Gruaja qëllon me armë bashkëshortin për ta vrarë, por vetëm e plagos. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një fshat të Mirditës. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur se 32-vjeçari Dritan Çupi është qëlluar me armë zjarri nga e shoqja në fshatin Ndërfushas të Rrëshenit. Sipas policisë, gruaja ka qëlluar me pistoletë bashkëshortin e saj rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm për motive ende të paqarta. I plagosuri është Dritan Çupi, i cili ka marrë disa goditje me pistoletë në bark. 32-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin e qytetit të Rrëshenit. Nuk dihet nëse incidenti ka qenë i rastësishëm si pasojë e ndonjë pakujdesie, apo bashkëshortja e Dritan Çupit, 28-vjeçarja M. Çupi ka pasur si qëllim ta ekzekutonte burrin e saj.

4 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›