Gruevski-Papandreu, diplomaci telefonike për emrin
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, kanë pasur një bisedë telefonike. Të dy kryeministrat diskutuan për gjendjet aktuale në të dyja vendet dhe sfidat me të cilat këto ballafaqohen. U bisedua edhe për rajonin dhe të ardhmen e tij, si dhe për bashkëpunimin rajonal. Gruevski e informoi homologun grek se nuk do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga gazeta "Ekonomist", e cila do të mbahet prej datës 28 deri më 30 maj në Athinë. Nga ana e Kryeministrit grek, Papandreu, ishte shprehur mirëkuptim për mospjesëmarrje të Gruevskit në këtë konferencë. "Të dy kryeministrat treguan transparencë me ç'rast është e mundur zgjidhje e shpejtë e çështjes për emrin, ndërsa ishte theksuar edhe gatishmëria nga të dyja palët për realizimin e takimeve të drejtpërdrejta dhe kontakteve në periudhën e ardhshme", thuhet në një kumtesë të qeverisë maqedonase.
#