E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama president, Serbia shpresë për afrim me SHBA

Nga Erion Kaçorri
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fitorja e Barak Obamës është pritur me interes të madh si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Kryeministri I Kosovës Thaçi, është shprehur se besonte që politika amerikane ndaj Kosovës nuk do ndryshojë, ndërsa ministri i Jashtëm Serb Vuk Jeremiç deklaroi se shpresonte që marrëdhëniet mes qeverisë amerikane dhe asaj serbe të përmirësoheshin. 

Zgjedhja e Barak Obamës në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pritur me interes të madh si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për vetë rolin që Uashingtoni ka patur në rajonin tonë gjatë këtyre viteve, që nga koha kur ”Shtëpia e Bardhë” drejtohej nga Bill Klinton e deri së fundmi nën udhëheqjen e presidentit Bush.

Ministri i jashtëm Serb Vuk Jeremic deklaroi se bota po e priste një ndryshim dhe ky ndryshim po vinte. Tani duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndryshimesh pritet të ndodhin. “Në emër të qeverisë Serbe unë shpresoj që marrëdhëniet me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikes të përmirësohen” – tha Jeremic.

Ndërkaq analisti politik Serb, Aleksandër Savic, u shpreh se asgjë nuk pritet të ndryshojë në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Ballkanin. Sipas tij, Barak Obama nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar politikën ndaj çështjes së Kosovës, apo ndaj rajonit tonë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh i bindur se politika e jashtme amerikane nuk do të ndryshoje qëndrim ndaj Kosovës”.

“Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Barak Obama është mishërimi i ëndrrës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kane dhënë një tjetër leksion për boten dhe vlerat e demokracisë.”- tha Thaçi

(O.Zh, BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›