Leonard Demi, kandidat për nënkryetar Kuvendi
Deputeti i PD-së, Leonard Demi, është kandidati kryesor për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Aktualisht Kryetarja e Parlamentit Topalli është pa një nga zëvendësit e saj për shkak të ndryshimeve të fundit në qeveri. Fatos Beja i cili mbante këtë detyrë, tashmë është ministër i ri i Arsimit dhe Shkencës, ndaj me fillimin e sezonit të ri parlamentar PD-ja do të zëvendësojë Bejën në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Favoriti kryesor dhe më i lakueshmi brenda radhëve të grupit kuvendor të PD-së është emri i z.Leonard Demi. Deputeti demokrat drejton prej 3 vitesh Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në rast të zgjedhjes së Demit si nënkryetar i Parlamentit, grupit parlamentar të PD-së do t’i duhet të zgjedhë mes deputetëve anëtarë të komisionit, Fatos Hoxhës, Baki Shehut, Mevlan Xhindolit dhe Ndriçim Babasit për kreun e ri e të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.