E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupet e repit, dy pjesëtarë përfundojnë si të pandehur

Përleshjet fizike dhe verbale mes dy grupeve, do të shqyrtohen nga Gjykata e Tiranës në një dosje penale të hetuar nga prokuroria. Noyzy e Stresi, drejtues të grupeve OTR dhe TBA, janë fyer në Facebook, ndërsa policia ka regjistruar dy përplasje me armë mes tyre


TIRANË- Sherret dhe pëprplasjet fizike me armë dhe fyerjet në Facebook, mes dy grupeve rivale O.T.R. dhe T.B.A të ashtuquajtuara muzikore, pëfundojnë në dyert e gjykatës në një proces penal. Prokuroria dërgoi në gjyq me cilësinë e të pandehurve dy të rinjët pjesëtarë të këtyre "bandave" muzikore për shkak të këtyre përplasjeve. Lajmi konfirmohet nga burime të organit të akuzës, ndërsa prokurori Ervin Beqiri dorëzoi në gjyq dosjen penale në ngarkim të të pandehurit Jetnis Dollapaj, pjesëtar i grupit "T.B.A. dhe të pandehurit Emral Gjici, pjesëtar i grupit O.T.R. Sipas kërkesës për gjykim të kësaj dosjeje të siguruar nga "Shekulli", mësohet se ndaj të pandehurit Dollapaj rëndojnë akuzat e "kanosjes"; "prishjes së qetësisë publike" dhe të "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".


Për të pandehurin tjetër, Gjici, rëndon akuza e "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta". Edhe pse rivalë mes tyre, të dy ata do të gjykohen së bashku në një proces të vetëm gjyqësor, të kryesuar nga gjyqtarja e vetme Antonela Prendi. Sipas kërkesës për gjykim, Jetnis Dollapaj pjesë e grupit "T.B.A." të drejtuar nga Arkimed Lushaj i njohur në rrethin e hip-hop-istëve me emrin "Stresi", ndërsa Gjici është pjesëtar i grupit O.T.R. i drejtuar nga Rigels Rajku i njohur ndryshe si "Noizi". Sipas dosjes, për të provuar akuzat ndaj të pandehurve Dollapaj dhe Gjici do të thirren me cilësinë e dëshmitarëve 23 persona mes tyre edhe "Noizi" dhe "Stresi". "Me 23 maj 2010, rreth orës 19:40, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë Pallatit të Kongreseve Jetnis Dollapaj, për motive të dobëta qëlloi me një armë zjarri automatike në një largësi prej 10-15 metrash në drejtim të shtetasve me inicialet F.M., K.Ç., R.C. etj, që ishin
pranë veturës me targa DR 1966 F, me të cilën kishte ardhur "shefi" i grupit të tyre O.T.R.

"Me 23 maj 2010, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë Pallatit të Kongreseve Jetnis Dollapaj, qëlloi me një armë zjarri automatike në një largësi prej 10-15 metrash në drejtim të shtetasve me inicialet F.M., K.Ç., R.C. etj, që ishin pranë veturës me targa DR 1966 F, me të cilën kishte ardhur "shefi" i grupit të tyre O.T.R. Rigels Rajku (Noizy)

Rigels Rajku (Noizy). Nga të shtënat, pavarësisht distancës së afërt, nuk pati viktima"-thuhet në kërkesën për gjykim. Pas të shtënave në drejtim të po shoqëruesve të Noizyt, policia që ndodhej në vendin e ngjarjes i u vu pas të riut Dollapaj i cili ka tentuar të largohet. Në ikje e sipër, i pandehuri Dollapaj u rrëzua, ku edhe i ka rënë nga dora arma që bëri shkrepje të pavullnetshme por pa pasoja. Në këtë kohë, policia e kanë arrestuar të riun Dollapaj si dhe i kanë sekuestruar armën.


"Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, konkretisht kontrollit të automjetit tip "Benz-Mercedez" me targa DR 1966 F që ndodhej në vendngjarje, janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale sende të forta dhe armë të ftohta si thika, dorezë metalike, shkop beizbolli, shufra metalike, etj. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dorezat metalike ishin të të pandehurit Ermal Gjici, armë të cilat përmbushnin kushtet teknike të armëve të ftohta. Ndërsa thikat ishin të shtetasit Rigels Rajku "Noizi" që nga ekspertimi i tyre nuk përmbushnin kushtet teknike të armëve të ftohta",- thuhet në dosjen e prokurorit Beqiri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›