Kapet hajduti i konvikteve të UFO-s
21/05/2009 U grabiste celularët studentëve nëpër dhoma, ndalohet autori
I kapuri ishte dënuar dy herë më parë për vjedhje
TIRANE- Efektivat e policisë së Tiranë kanë prangosur shtetasin Ermal Braushi, pasi dyshohet se ka grabitur disa herë dhomat e konviktit të universitetit “Ufo” në Tiranë. Burime zyrtare pranë policisë thanë se ndalimi i 23-vjeçarit u krye pasi mendohet se ai është autor i vjedhjeve të ndodhura më datë 18 mars 2009, në Rrugën e Barikadave, në ambientet e konviktit të studenteve. Pikërisht në këto ambiente shtetasi Ermal Braushi nga Tirana, ka mundur të grabisë dy kompjuterë si dhe 5 telefona celularë të studenteve gjatë kohës që ata kanë qenë në gjumë. Ndërkohë që gjatë dokumentimit të çështjes si dhe verifikimit të gjurmëve të gishtave, është konstatuar se shtetasi i sipërcituar është autor i vjedhjes së ndodhur më datë 30 mars po në konviktin e këtij fakulteti. Mësohet se gjatë kësaj grabitjeje 23-vjeçari Braushi ka marrë disa telefona celularë. Në cilësinë e provës materiale uniformat blu sekuestruan dy kompjuterët e vjedhur. Ndërkaq policia tha se nga verifikimet mbi të dhënat e tij kriminale, rezulton se shtetasi i arrestuar Ermal Braushi është dënuar edhe dy herë të tjera për të njëjtën vepër penale nga gjykata e Tiranës. Aktualisht materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vjedhjes”.