E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja na injoroi me vendet që na dha në lista

21/05/2009  Zogaj dhe Gjergji për largimin

Deputetët Preç Zogaj dhe Sami Gjergji u shprehën të indinjuar për vendimet e marra nga lidershipi i Partisë Demokratike në lidhje me përpilimin e listave e kandidatëve për deputetë. Zogaj, i cili nuk figuronte në asnjë qark të vendit, thotë se PD-ja duhej ta caktonte atë në Qarkun e Lezhës, falë lidhjeve të tij të forta atje. “E kam refuzuar këtë zgjedhje të kryetarit të PD-së Sali Berisha si një zgjedhje e paarsyeshme, që injoron lidhjet e mia të fuqishme shpirtërore, njerëzore e politike me Lezhën, si dhe kontributin tim si deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në Lezhë”, - ka deklaruar ai. Ndërsa deputeti Gjergji deklaroi tërheqjen e tij nga lista e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Durrësit, në të cilën renditej i nënti. “Duke parë zhvillimet më të fundit politike, por edhe garimet brenda radhëve të PD-së, unë nuk jam ndier i vlerësuar, pasi kontributi në parti ka qenë në shkallën më të lartë. Për këtë arsye deklaroj se kam marrë vendimin për tu larguar nga kjo garë politike”, - ka deklaruar deputeti biznesmen Sami Gjergji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›