E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi B: Partizani ngjitet i dyti, tifozët presin kreun

Bilisht Sporti mposht Tepelenën dhe mban vendin e parë. Turbina fiton në Memaliaj

Rezultatet e javës së 8-të

Dje

KELCYRA DELVINA                  2-1

PARTIZANI DOMOSDOVA       2-0

BILISHT SPORT TEPELENA     1-0

ALBPETROL SOPOTI      1-0

MEMALIAJ TURBINA    0-3

Sot

NAFTETARI PERMETI

 

Renditja

1.Bilisht S.                 16        5          1          2          12-7

2.Partizani               15        4          3          1          8-4

3.Turbina                  14        4          2          2          12-9

4.Tepelena    13        4          1          3          10-6

5.Albpetrol   12        3          3          2          8-8

6.Sopoti                     11        3          2          3          8-7

7.Naftëtari                10        3          1          3          11-5

8.Memaliaj               10        3          1          3          7-10

9.Përmeti                  9          2          3          2          9-7

10.Delvina                7          2          1          5          7-12

11.Domosdova         7          2          1          5          6-12

12.Këlcyra                7          2          1          5          5-17

Java e 9-të (27.11.2011)

SOPOTI – NAFTETARI

TEPELENA – ALBPETROL

DOMOZDOVA – BILISHT SPORT

DELVINA – PARTIZANI

CERRIKU – KELCYRA

PERMETI – MEMALIAJ

 

Demat nuk pyesin për Domosdovën, mendjen te kreu

Nga ILIR CARA

Partizani  Domosdova     2-0

Shënues: Miska 17, Ahmetaj 55

Partizani: Nasufi, Çullhaj (Bërdaj 46), Bozho, Bleta, Miska, Xhafa, Gjeçi, Batha, Verli (Thaka 56), Ahmetaj, Alcani (E.Lleshi 71). Trajner: M.Pelinxhi.

Domosdova: Asameni, Rira, Kreka, Allko (Sula 63), Karriqi (Telollari 46), K. Lleshi, A.Lleshi, Llojku, Shuli, Duka, Skura (Bozha 46). Trajner: L.Rira.

Gjyqtarë: R.Pjetrushi, E.Muça, P.Simoni (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Alcani, Bleta, Karriqi, Telollari

Partizani, që pas 232 ditësh rikthehej në Selman Stërmasi, dje ka mundur pastër Domosdovën dhe tashmë e sheh veten në vend të dytë, pas Bilisht Sportit. Skuadra e drejtuar nga Marko Pelinxhi ka dominuar, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë dhe duke mos e vënë në diskutim fitoren në asnjë moment. Protagonist i ndeshjes ka qenë sulmuesi Etien Ahmetaj, autori i golit të dytë, që ka treguar një formë shumë të mirë. Partizani është mbështetur fuqishëm nga tifozët e kuq, gati 1000 në numër.

Në minutën e 17-të, Miska, me një goditje dënimi, ka kaluar Partizanin në epërsi. Reagimi i miqve është shumë i dobët dhe portieri Nasufi është spektator. Të kuqtë janë zot në fushë dhe shpërdorojnë dhe raste të tjera. Në pjesën e dytë trajneri i miqve bën disa lëvizje, por sërish Partizani komandon. 10 minuta pas fillimit të kësaj pjese, Ahmetaj konkretizon ditën e tij të shkëlqyer me një gol mjaft të bukur.

Tri minuta nga fundi i ndeshjes, Erind Lleshi godet shtyllën, ndërsa në shtesë Batha shënon me kokë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në fund të ndeshjes, trajneri Marko Pelinxhi pohoi se skuadra e tij ka vetëm një objektiv: vendin e parë.

Turbina fiton në Memaliaj, tifozët akuzojnë për shitje

NGA ROLAND SULI

Memaliaj Turbina           0-3

Shënues: Xhafa 35, Bastriu 75, 80

Memaliaj: Merdani, Muçi, Metko, Llace, Mirani, Zhupa, Bilaj, Tata, Duraj, Gega, Mitre, (Shehu 40). Trajner: A. Zhupa.

Turbina: Gjergji, Zeneli, Metaj, Koçi, Saliu (Allkja 46), Kamami, E.Miraka, Isaraj, Mustafaj (Duro 82), Xhafa, Bastriu.

Trajner: E.Belshi.

Gjyqtarë: H.Llapra, R.Malaj, E.Pulaj (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Bilaj, Llace, Zeneli, Metaj

Fitore e merituar e Turbinës në transfertën e Memaliajt. Lojë bindëse dhe rezultative e saj, falë kundërsulmit mjaft efikas dhe një mbrojtjeje tepër të fortë. Memaliaj ishte inekzistent në fushë. Kronika flet për një lojë me aksione të lexueshme të vendësve, ndërsa cërrikasit janë racionalë dhe bie në sy dirigjenti Isaraj, nga këmba e të cilit erdhën aksionet e golave. Në pjesën e parë rastet nuk mungojnë.

Për Turbinën gabojnë Bastriu, Xhafën dhe Isaraj, kurse për vendësit dallohen Bilaj dhe Mitre, por nuk e gjejnë golin. Duhej të vinte minuta e 35-të, kur mbrojtja mike thyen një aksion të Memaliajt dhe Isaraj shikon të zbuluar Xhafën, që e përcjell topin në rrjetë. Pjesa e dytë tregon superiore Turbinën, që në të 75-ën, pas nje krosimi të Isarajt në zonë, shënon golin e dytë me Bastriun, që përfiton nga gabimi i Merdanit.

Pas golit të dytë ka akuza nga tifozët vendës: E shitët, e shitët!. Memaliaj shthuret totalisht dhe Bastriu shënon edhe golin e tretë, me anë të një kundërsulmi. Memaliaj kërkon golin e nderit në minutat e mbetura, por iniciativa e të riut Shehu nuk mjafton.

Bilishtarët marrin kryesimin me një penallti

Leonard Trebicka

 

Bilisht Sport Tepelena    1-0

Shënues: Përe 47 (11-metërsh)

Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Tirana, Xhixha, Gjoni, Todo (Bejleri 46), Xhoga, Avxhia, Pojani (Muçollari 72), Rushi (Marko 87), Pino. Trajner: T.Meraku.

Tepenela: Isaraj, Qorri, Iljadhi, Skënderaj, Saka, R.Gaba (Hajdini 60), Abazi (Çunaj 85), Brahimi, Muho, Çobaj, Xhafa.

Trajner: I.Selimi.

Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, V.Tola (Pogradec)

Kartonë të verdhë: Todo, Pino, Muçollari (2), Çobaj, Skënderaj, Saka, Xhafa

Karton i kuq: Muçollari

Bilisht Sporti ka marrë kreun pas fitores minimale në shtëpi ndaj Tepelenës. Ka mjaftuar një penallti në fillimin e pjesës së dytë, e kthyer në gol nga mbrojtësi Pino për tu dhënë 3 pikët bilishtarëve. Ndeshja e djeshme në Bilisht ka qenë e bukur, nisur nga vetë pozitat e dy skuadrave, që vinin me pikë të barabarta. Në pjesën e parë vendësit kanë luajtur në portën mike. Pojani  ka rrezikuar i pari, ndërsa pas tij Gjoni, por pa shënuar.

Rasti më flagrant ka qenë ai i Rushit, që përballë portierit mik ka bërë më të vështirën, duke e nxjerrë topin jashtë. Në minutën e 47-të, në një goditje dënimi nga krahu i djathtë, Pino jep një top të saktë për Rushin, që pengohet në mënyrë të parregullt nga Skënderaj dhe gjyqtari pogradecar Demiraj jep 11-metërsh.

I saktë është mbrojtësi Pino, i cili ngre në këmbë gjithë tifozët bilishtarë. Deri në fundin e ndeshjes bilishtarët e kanë administruar lojën dhe gjithçka është mbyllur me fitoren minimale të Bilisht Sportit. Miqtë e kanë kontestuar gjyqtarin për rastin e 11-metërshit.  

Bratja nderon Albpetrolin përballë Sopotit

Nga Ferdinand Gurguri

Albpetroli  Sopoti 1-0

Shënues: Bratja 74

Albpetroli: Hazizi, A.Arapi, Prifti, Nako, Fasllia, K.Arapi, Bratja, Hysenshahaj, Mici (Tata 46), Shpataraku (Derka 63), Goxhaj. Trajner: A.Ymeri.

Sopoti: Bërdufi, Bahiti, Hoxha, Muça, Deda, Doleqi, Roçi,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›