E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plot klube pas Valdet Ramës

Paraqitjet e shkëlqyeshme në fanellën e Orebros, duket se do ta shpërblejnë Valdet Ramën. Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i disa skuadrave evropiane. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klubit suedez, Magnus Skoldmark.

“Është e qartë se disa klube kanë qenë këtu dhe pasi e kanë parë duke luajtur, kanë thënë se qenka futbollist i mirë. Mirëpo, nuk ka arritur ende ndonjë ofertë konkrete për lojtarin”, theksoi Skoldmark për mediat suedeze.

Përfaqësuesi kosovar e kishte lënë Hannoverin, ku nuk kishte hapësira, për të zbarkuar në Suedi, ku përpos që luajti rregullisht, u bë edhe golashënuesi më i mirë i Orebros, duke realizuar 8 gola.

“Është një lojtar të cilin dëshirojmë ta mbajmë, sepse ka luajtur mjaft mirë, pothuajse në secilën ndeshje. Është njëri ndër lojtarët më të mirë tek ne këtë sezon dhe është e qartë se dëshirojmë që edhe në të ardhmen ta vesh fanellën bardh e zi”, përfundoi Skoldmark.

23-vjeçari Rama mund ta ndërrojë mjedisin gjatë dimrit, nëse arrin ndonjë ofertë konkrete, ose gjatë verës që vjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›