E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Tërbuni tregon autoritet, fiton derbin e veriut

Sukthi kalon me lehtësi Egnatian. Erzeni dhe Olimpiku barazojnë jashtë fushe

 

Rezultatet e javës së 10-të

PASHTRIKU ERZENI      2-2

VELEÇIKU TERBUNI     0-1

KORABI OLIMPIK                      1-1

SUKTHI EGNATIA                      3-1

LUZI 2008 – PUSHIM

Renditja

1.Tërbuni                   25        8          1          0          19-6

2.Sukthi                     21        7          0          2          21-9

3.Luzi 2008   16        5          1          2          15-6

4.Olimpik                  12        3          3          3          14-12

5.Veleçiku                 12        3          3          3          10-8

6.Erzeni                     11        3          2          4          13-15

7.Egnatia                    6          1          3          5          4-10

8.Korabi                     6          1          3          5          6-13

9.Pashtriku                2          0          2          7          8-30

Java e 11-të (25.03.2012)

EGNATIA – KORABI

OLIMPIKU – VELEÇIKU

TERBUNI – PASHTRIKU

ERZENI – LUZI 2008

SUKTHI – pushim

Tërbuni triumfon në derbin e veriut, rekord tifozësh

 

Nga Sabi Ramekaj

 

Veleçiku Tërbuni 0-1

Shënues: Agastra 53

Veleçiku: Dorzaj, Rajçeviç, Kuka (Abdyli 68), Lami, Banushi, Plepishta (Haxhija 71), Zymeraj, Miculi, Imeri, Çokaj (Toska 82), Peposhi. Trajner: B.Duli.

Tërbuni: Miraka, Bektoviç, Gjuzi, B.Çokaj, Dosti, Çapja, Pepa, Rroca (Gega 80), Okoronko (Kulli 66), Agastra (Bardhi 88), Kurti.

Trajner: G.Stojku.

Gjyqtarë: E.Pjetrushi, P.Simoni, E.Maxhuni (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Dorzaj, Agastra

Tërbuni ka triumfuar në derbin e veriut me Veleçikun. Pukjanët e kanë fituar këtë trasnfertë, falë një goli të Agastrës në pjesën e dytë, duke marrë hak kështu për barazimin e javës së parë të kampionatit në Pukë. Ajo që duhet veçuar është se ka pasur një numër rekord tifozësh në këtë ndeshje nga të dy kampet, pasi ishte parashikuar një sfidë e fortë dhe e tillë doli.

Që me fillimin e ndeshjes u pa se Tërbuni kishte ardhur për të marrë 3 pikët, por gjatë pjesës së parë ka hasur në rezistencën e Veleçikut, që ka bërë një lojë të mirë. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i vetëm i kësaj ndeshjeje. Agastra ka arritur ta mposhtë portierin Dorzaj, duke e kaluar Tërbunin në avantazh.

Pas golit ka pasur përpjekje të mëdha të koplikasve për ta barazuar rezultatin, por pukjanët janë mbrojtur mirë dhe kanë arritur ta ruajnë avantazhin deri në fund. Një rast mjaft të mirë për ti barazuar shifrat e ka pasur Banushi, por nuk ka mundur ta dërgojë topin në rrjetën e Mirakës. Është mbyllur kështu me fitoren mininale të Tërbunit kjo ndeshje. Ka qenë një fitore e merituar për pukjanët, të cilët kanë treguar se jo më kot mbajnë kreun e grupit dhe e kanë thuajse të sigurt kalimin në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm.

Pashtriku dominon në lojë, por vetëm barazim

Nga Bashkim SHALA

PASHTRIKU ERZENI   2-2

Shënues: Cane 25, Gradica 86 / Lamnica 57, Arapi 80

Pashtriku: Këmbaci, Pjetërnikaj, Cane,Sina (Germizi 48), Dyrmishi, Metolli, Eshi, Alimani (Kovaçi), Xhebexhia, Kamberi (Gradica 63), Tali. Trajner: B.Minxhaj.

ERZENI: Vezi, Bllaka (Xhaferaj 50), Ad.Koleci, Sharko (Ar.Koleci 50), Halili, Troplini, Arapi, Takaci, Gjura, Jazexhi (Lamnica 50), Shera. Trajner: F.Dollaku.

Gjyqtarë: A.Lleshi, E.Çuni, V.Nikolli (Laç)

Kartonë të verdhë: Ad.Koleci, Bllaka, Vezi, Arapi, Metolli, Gradica

Pashtriku, tërësisht i rinovuar pas ardhjes së trajnerit Bardhyl Minxhaj, ka bindur në ndeshjen me Erzenin, e zhvilluar në fushën e Kukësit. Megjithatë, nuk ka arritur të marrë më shumë se 1 pikë. Hasjanët e kanë kërkuar golin që në fillim, ku Tali dhe më pas Alimani kanë rrezikuar seriozisht. Përsëri Alimani ka krijuar raste për Hasin, por goli ka ardhur në minutën e 25-të, me autor Canen, që ka shfrytëzuar një top të kthyer nga portieri mik.

Edhe pas shënimit të golit vendësit kanë pasur raste ta dyfishojnë rezultatin, por topi i gjuajtur nga Alimani është pritur me mjeshtëri nga portieri shijakas. Në pjesën e dytë shijakasit janë vënë në kërkim të golit. Troplini nga afër ka gjuajtur jashtë, ndërkohë që një minutë më vonë Hasi ka shpërdoruar një rast me anë të sulmuesit Xhebexhia. Goli i barazimit është shënuar nga Lamnica, i sapofutur në lojë. Ai ka shfytëzuar një pasim të Troplinit dhe ka shënuar nga afër.

Vendësit rrezikojnë përsëri, me anë të Xhebexhisë, ndërkohë që Lamnica, i vetëm me portierin, gjuan mbi tra. Pashtriku është kundërpërgjigjur dhe Xhebexhia, me portën e boshatisur, gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit. Goli i avantazhit për shijakasit është shënuar në të 80-ën nga Arapi, i cili ka rrëmbyer një top dhe i vetëm me portierin e Pashtrikut nuk ka gabuar.

Hasi nuk pajtohet me humbjen dhe sulmon fort. Xhebexhia nuk arrin të shënojë brenda zonës, pasi ka ndërhyrë mbrojtja, ndërkohë që vendësit pretendojnë edhe për një 11-metërsh. Goli i barazimit vjen në të 86-ën nga Gradica, pas një gjuajtjeje afër portës. Në minutat shtesë Pashtriku ka rastin të kalojë në avantazh, por Xhebexhia e më pas Tali humbasin raste të pastra.

Egnatia, shumë e dobët për Sukthin e vendit të dytë

Nga Hysen Varoshi

Sukthi Egnatia   4-1

Shënues: Loci 2, Hatija 35 (11-metërsh), Ibrahimllari 60 / Gjondeda 85

Sukthi: Doda, Kalluci (Barreti 80), Gorja, Qato, Loci, Gashi, Ibrahimllari, Balla, Hatija, Curri, Vora. Trajner: Xh.Kapllani.

Egnatia: Guma, Allçaku, Karriqi, Pipa, Mahmutaj (E.Kasa 70), Voda (Muha 50), Ylviu (Gjondeda 70), Gjini, Lapi, Kazazi. Trajner: S.Gosa.

Gjyqtarë: B.Kasmi, A.Bixhi, F.Maçi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Kasa, Kalluci

Sukthi ka fituar pa u lodhur shumë ndaj Egnatias, në ndeshjen e parë të fazës së dytë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani ka shënuar 4 herë dhe e ka administruar gjithë kohës lojë, duke shënuar kështu 3-pikëshin e parë të 2012-ës. Loja nis shumë e shpejtë dhe vetëm pas dy minutash Loci zhbllokon rezultatin me një goditje të rreptë. Goli i ka çliruar lojtarët e Sukthit, të cilët e kanë pasur më të lehtë të ushtrojnë presion në zonën e Egnatias. Ibrahimllari godet në afërsi të portës, por pret Guma.

Në minutën e 35-të Vora driblon bukur mbrojtjen mike dhe futet në zonë, ku pengohet në mënyrë të parregullt dhe 11-metërsh. Godet Hatija dhe 2-0. Me gjithë përpjekjet e dy ekipeve në minutat e mbetura, pjesa e parë përfundon 2-0, ku portieri Doda nuk është vënë asnjëherë në provë. Me fillimin e pjesës së dytë, Lapi humbet një rast të pastër për miqtë. Ai godet afër portës dhe Doda bën mrekullinë.

Ibrahimllari gjuan bukur me kokë në të 60-ën dhe shënon golin e tretë. Më pas, Vora kalon bukur mbrojtjen e Egnatias, godet saktë dhe 4-0. Miqtë dorëzohen plotësisht dhe vetëm në minutën e 84-t Gjondeda përfiton nga gabimi  i mbrojtjes së Sukthit dhe shënon golin e nderit. Sukthi fiton thellë, 4-1, ndërkohë që ndeshja ka qenë shumë e qetë.

Korabi dhe Olimpiku e nisin me barazim 2012-ën

Nga Fatmir Zhuzhi

Korabi – Olimpik 1-1
Shënues: Brehasani 59 /  Londo 34

Korabi: Bukri,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›