E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi C mbyllet pa surpriza, Spanja dhe Italia në çerekfinale

GRUPI C

ITALI IRLANDE 2-0

KROACI SPANJE 0-1

Grupi C

 
Vendi Skuadra Ndeshje Gol Diference Piket
1 SPANJE 3 5 7
2 ITALI 3 2 5
3 Kroaci 3 1 4
4 Irlande 3 -8 0

Spanjë Kroaci ka qenë një ndeshje e shumë përfolur, pasi mendohej se mund të kishte një pakt në këtë takim, ku me një barazim 2-2 të dy ekipet kalonin në çerekfinale, pa e vrarë mendjen se çfarë bënte Italia ndaj Irlandës. Por kampionët në fuqi të Botës dhe të Europës, Spanja kanë treguar se janë një ekip pa kompromis , pasi kanë fituar 1-0 ndaj Kroacisë. Ndonëse spanjollët morën fitoren, ajo nuk ka qenë e lehtë për tu arritur, pasi goli i vetëm i takimit u shënua nga Navas në minutën e 88-të. Me këtë fitore Spanja shkon në kuotën e 7 pikëve duke mbajtur vendin e parë në Grupin C, ndërsa Kroacia me 4 pikë renditet e treta në grup. Spanja mbetet në pritje se kush do të jetë nesër kundërshtari i saj në çerekfinale, ku përballë do të ketë skuadrën që do të renditet e dyta në Grupin D.

KROACI -SPANJE  0-1
Kroaci (4-2-3-1): 
Pletikosa 6; Vida (65′  Jelavic), Corluka, Schildenfeld, Strinic; Rakitic, Vukojevic (81′ Eduardo); Srna, Modric, Pranjic (65′ Perisic); Mandzukic. A disp.: Kelava, Subasic, Simunic, Buljat, Badelj, Vrsaliko, Dujmovic, Kalinic, Kranjcar. C.T.: Bilic.
Spanja (4-3-3): Casillas; Arbeloa, Sergio Ramos, Piqué, Jordi Alba; Xavi (89′ Negredo), Busquets, Xabi Alonso; Silva (73′ Fabregas), Torres (60′ Jesus Navas), Iniesta. A disp.: Valdes, Reina, Albiol, Javi Martinez, Juanfran, Pedro, Mata, Llorente, Cazorla. C.T.: Del Bosque.
Arbitro: Stark (Germania)
Gola: 43′ st Jesus Navas
Kartone te verdhe: Corluka, Srna, Strinic, Mandzukic, Rakitic (C)

Italia ndonëse vëmendjen kryesore e kishte se çfarë po ndodhte në Spanjë-Kroaci, më parë duhet të punën e saj duke fituar ndaj Irlandës. Italia e Prandelit ka arritur të fitojë 2-0 ndaj irlandezëve të trajnerit Xhovani Trapatoni. Italianët kanë qenë më superiorë dhe në këtë takim trajneri Prandeli kishte bërë disa modifikime, të cilat dhanë rezultat. Në minutën e 36-të është Antonio Kasano që me kokë shënon golin e parë duke i dhënë shpresë Italisë. Pjesa e dytë është më e hapur, ku përpos italianëve edhe irlandezët kanë mundësi të shënojnë, por pa mundur të kalojnë portierin Bufon. Në minutën e 90- Baloteli që hyri si zëvendësuar në vend të Di Natales shënon një gol të bukur dhe gjithçka mbyllet 2-0. Me këtë fitore Italia renditet e dyta në Grupin C në kuotën e 5 pikëve, duke siguruar një vend në çerekfinale të EURO 2012. Në çerekfinale Italia do të jetë përballë të parës së Grupit D

ITALI-IRLAND 2-0

Italia (4-3-1-2): Buffon 6,5; Abate 6,5, Barzagli 6,5, Chiellini 6 (56′ Bonucci 5,5), Balzaretti 6,5; Marchisio 6,5, Pirlo 5,5, De Rossi 6,5; Motta 5,5; Cassano 6,5 (62′ Diamanti 6,5), Di Natale 6 (74′ Balotelli 7). A disp.: Sirigu, De Sanctis, Maggio, Ogbonna, Giaccherini, Borini, Montolivo, Giovinco, Nocerino. C.T.: Prandelli.

Irlanda (4-4-2): Given 5; St.Ledger 6, O’Shea 5, Dunne 6, Ward 5,5; McGeady 6,5 (65′ Long 6), Whelan 6, Andrews 5, Duff 5,5; Keane 6 (86′ Cox), Doyle 6 (76′ Walters 6). A disp.: Westwood, Forde, Kelly, McShane, Gibson, Hunt, O’Dea, Green, McClean. C.T.: Trapattoni.

Arbitro: Cakir (Turchia)

Golat: 35′ Cassano (I); 45′ st Balotelli (I)

Karton i verdhe: Balzaretti (I), O’Shea (IRL), De Rossi (I), Buffon (I), St.Ledger (IRL)

Karton i kuq: 45′ st Andrews (IRL)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›