E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia pershendet tifozet

Përfaqësuesja e Polonisë është takuar me fansat në një zonë tifozësh në Varshavë, vetëm pak orë pas humbjes me Republikën Çeke, që i detyroi t'i jepnin lamtumirën Euro 2012-ës, duke mos realizuar kualifikimin historik në çerekfinale.

“E kemi të qartë që duhej të ishim paraqitur më mirë. Mund të kishim arritur rezultate më të larta dhe për këtë na vjen keq. Do të kishte qenë më mirë nëse do të qëndronim përpara jush si skuadër e kualifikuar nga faza e grupeve”, iu drejtua kapiteni Jakub Blashçikovski qinda tifozëve të grumbulluar.

Të zhgënjyer për eliminimin, por të vendosur për të vazhduar mbështetjen e skuadrës, tifozët iu përgjigjën me thirrjet “nuk ka problem”. Sulmuesi Robert Levandovski, i cili ishte njëkohësisht edhe lojtari me moshën më të re te Polonia, u zotua se skuadra do të bëjë më të mirën, që në të ardhmen të arrijmë rezultate më të kënaqshme.

“Ju lutem, vazhdoni të na mbështesni. Mos harroni që po afrojnë kualifikueset e Botërorit 2014 dhe ju premtojmë se do të japim më të mirën. Me mbështetjen tuaj do të paraqitemi edhe më mirë”, tha 23-vjeçari.

Tifozët, një pjesë e madhe e të cilëve ishin paraqitur me familjet në këtë takim me ekipin dhe fëmijët, nxituan që ti merrnin autografe futbollistëve, në momentin kur ata u përshëndetën edhe nga afër me turmën.

Një prej arsyeve të dështimit të Polonisë, cilësohet fakti se duke qenë vend bashkë-organizator, ata u kualifikuan direkt në fazën finale të Euro 2012 dhe nuk kishin shansin që të provoheshin në sfida zyrtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›