Tifozet angleze ndihen si ne shtepine e tyre ne e Donjeck
Pak lexim apo tregim historie ka bërë që tifozët që vijnë nga vendi i Madhërisë së Saj, Mbretëreshës, të ndihen më mirë se më parë. Kjo, sepse anglezët morën vesh që Donjecku, qyteti ku Anglia do të luajë ndaj Ukrainës në Euro 2012, është themeluar në kuptimin modern të fjalës nga një britanik.
Ky britanik ishte Xhon Hjuzhs, një uellsian që nisi industrinë minerare në pellgun e Donbasit, gjë që e rriti qyteti nga pak mijë banorë, në një qendër të madhe urbane.
Historiani Valeri Stiopkin tregon se “gjatë 20 viteve që Hjuzhs jetoi këtu, një qytezë e vogël u shndërrua në një qytet plot me jetë dhe popullsia u rrit, madje u 10-tëfishua deri në 1917”.
Gjithçka ndodhi në shekullin e 19-të nga 1869 deri më 1889, ndërsa sot Donjecku është qyteti i pestë më i madh i Ukrainës si dhe qendra më e madhe e industrisë minerare.
Hjuzhs ndërtoi shtëpi, fabrika, miniera dhe një hotel të quajtur “Britania e Madhe”, ndërsa sot në Donjeck është edhe hoteli “Xhon Hjuzhs”.
Menaxherja e këtij hoteli, Anastasia Primaçenko, thotë se “ndikimi anglez këtu duket në çdo hap, kemi një stil klasik anglez në brendësi dhe shërbejmë çajin në orën 5 për miqtë”.
Anglia do të luajë në stadiumin e “Shahtarit” ndeshjen vendimtare në Grupin D, atë të fundit ndaj Ukrainës. Skuadrës së Roi Hoxhsonit i mjafton barazimi për t’u kualifikuar, ndërsa ajo mund të synojë ndoshta edhe vendin e parë në grup.
Sa për tifozët anglezë, ata janë të kënaqur në këtë qytet tepër lindor, por ku papritmas janë gjendur si në shtëpi. “Kam marrë vesh nga BBC dhe kanale të tjerë televizivë se kush ishte Xhon Hjuzhsi, - thotë njëri, - ai ka bërë shumë për këtë qytet ndaj ka edhe një statujë. Po të mos ishte ai, nuk do të kishte Donjeck”.
Një tifoz tjetër është më pak i ekzagjeruar, ndërsa thjesht shprehet i kënaqur. “Nuk kemi bredhur shumë, por ja ku është një pab irlandez prapa nesh, është bukur me këto pemë dhe gjëra të tjera, duket pak si Angli”.
Besohet, se ata do të jenë më të sigurt dhe më të qetë para dhe gjatë ndeshjes, ndërsa në fund humori do të varet nga rezultati i Anglisë.