E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, përdorte të miturën si prostitutë në apartament me qira

01/04/2010 ELBASAN- Shfrytëzonte si prostitutë një të mitur, zbulohet tutori në mes të qytetit. Kanë qenë banorët që përmes shqetësimit të tyre kanë përcjellë ankesën në polici. Agjentët kanë vënë në survejim apartamentin prej dy muajsh dhe vetëm dje kanë mbyllur operacionin duke ndaluar edhe personin e dyshuar dhe proceduar të miturën. Burime nga policia bëjnë të ditur se rezultat i një pune që ka zgjatur dy muaj, seksioni i luftës kundër trafiqeve të paligjshme ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hëna e Re” me prangosjen e shtetasit Agim Brahja 31 vjeç me banim në lagjen “Vullnetari”. Ndërhyrja e policisë ka qenë në kohën kur Braha ka qenë në apartamentin ku mbante vajzën 16-vjeçare. Vajza me inicialet N.B me banim në lagjen “5 Maj” ku edhe kryente aktivitetin e saj qëndronte në apartamentin e marrë me qira bashkë me Brahën. Ky i fundit gjente klientët dhe merrte afërsisht 4000 deri në 5000 për person. Në ndërhyrjen e policisë u bllokuan edhe një sasi prej 4000 lekësh të reja të sapo lëna nga një klient. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë bllokuar edhe materiale të tjera që shërbenin për aktivitetin e tyre. Mësohet se aktualisht akuza ndaj 31-vjeçarit është shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese për shkak të moshës së të miturës. Aktualisht nga policia nuk është konfirmuar mbajtja me dhunë e vajzës. Ajo nuk ka pranuar të shtojë denoncimin e saj në këtë ngjarje. Gjithashtu ndaj 16-vjeçares ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni. Raste të kësaj natyre kanë qenë disa në qytetin e Elbasanit, por ky është rasti i parë kur shfrytëzohet një e mitur në këto rrethana. Agjentët thonë se tutorët shfrytëzojnë gjendjen e dobët ekonomike të viktimave të tyre për t’i gllabëruar dhe më pas përdorur për të rritur fitimet e veta. Me paratë që fitonte vajza, paguhej qiraja dhe një jetë e mirë për tutorin e njohur si kontingjent në qytetin e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›