Grupi i PS-së, sherr për vendimmarrjen
Partia Socialiste vazhdon të ketë probleme në vendimmarrjen e saj politike. Në mbledhjen e grupit parlamentar kanë dalë divergjencat që ekzistojnë në mënyrën e qëndrimeve që mban kjo parti nëpërmjet deklarimeve për shtyp dhe në Kuvend. Pasi Edi Rama vetëm një orë para mbledhjes kishte bërë të qartë vendimin për bojkot të seancës së pasdites, shumë deputetë në mbledhje nuk e quajtën të mirë këtë ide, duke mbrojtur idenë e debatit dhe jo të bojkotit. Përveç votës kundër të një prej ligjeve më të rëndësishme të miratuar në 18 vite tranzicion, atë të hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të shtetit, socialistët mendojnë edhe si të përfitojnë politikisht ndaj kësaj situate. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi dje bojkotin e seancës parlamentare gjatë diskutimit dhe miratimit të ligjit të dosjeve. Vendimi që u mor rreth mesditës kaloi përmes një debati mes deputetëve. Kjo, sepse disa prej tyre ishin që grupi të qëndrojë gjatë shqyrtimit, madje të marrë pjesë në debat. Burime nga mbledhja e grupit bënë të ditur se Pandeli Majko, Erion Braçe dhe Marko Bello janë shprehur pro qëndrimit në seancë dhe pjesëmarrjes në debat për këtë ligj. Të njëjtat burime saktësuan se mendimi i tyre nuk është marrë në konsideratë dhe pjesa tjetër kanë vendosur që të ndiqej strategjia e bojkotit të seancës për t’u rikthyer, pas një kafe në ambientet rrotull Kuvendit, në vendin e tyre, në momentin kur seanca të miratojë ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mendimet kryesisht kanë devijuar tek ideja për të mos u përzierë në debat, pasi në këtë mënyrë do të binin në kurthin politik të mazhorancës. Anëtari i PS-së në Komisionin të Ligjeve, Fatmir Xhafa, është shprehur se duhet të tregohet kujdes në debate, duke e konsideruar këtë si të vetmen mënyrë që PS të dalë e fituar politikisht. Mësohet se Xhafa ka vazhduar më tej, duke u shprehur se debati pas miratimit nga ana e PD-së të këtij projektligji do të s’postohet mes institucioneve të pavarura dhe Sali Berishës. Ndërkohë që Xhafa mendon se nga miratimi i këtij ligji asnjë gjyqtar i Gjykatës së Lartë nuk ikën nga detyra, kjo sepse për shkarkimin e secilit duhen të paktën 94 vota nga ana e Kuvendit. Më tej, ai ka kërkuar unifikim të qëndrimeve të partisë, për të dalë të fituar edhe para opinionit publik. Ndërkohë që Braçe ka deklaruar se meqë verifikimi i përfshin të gjithë, përse të mos përfshinte edhe ish-agjentët e shërbimeve sekrete të huaja. Sipas Braçes, miratimi i këtij projektligji do të fusë në kolaps total gjithë sistemin e drejtësisë.
Kritikat e Finos
Ndërkohë që Fino i është rikthyer sërish kritikave për mungesë bashkëpunimi mes Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar, kritikat bien për kryetaren e grupit, Valentina Leskaj. “Ndryshe flasim ne në grup, ndryshe në debate e ndryshe te stenda e PS-së”, - është shprehur Fino. Deputeti Fino është mjaft kritik ndaj punës së kryetares së grupit dhe në mbledhjet e zakonshme, pakënaqësitë e tij janë të shpeshta. Një muaj më parë, kryetarja e grupit, Leskaj, u kritikua për punën e saj si menaxhere e kohës në Parlament. PS, pasi dështoi me mocionin kundër Kryeministrit Berisha për çështjen “Fazlliç”, u shprehën të zhgënjyer për organizimin e këtij mocioni. Deputetët Bashkim Fino dhe Andis Harasani kanë kërkuar të dinë dhe kanë shprehur dyshim se si është e mundur që mbledhja e grupit për mocionin është bërë vetëm 15 minuta para se të fillonte seanca dhe kush i ka caktuar deputetët që do të flisnin. Ata janë shprehur se si është e mundur që nuk u bë një ndarje më e mirë e kohës, për të folur në seancë në momentin që kërkesa për mocion u dorëzua një muaj më parë. Gjithsesi, edhe mediatikisht, PS u vlerësua për një performancë të dobët në këtë mocion, duke mos e bindur dot Kryeministrin që të jepte përgjigje për pyetjet e tyre. Deputeti Fino është mjaft kritik ndaj punës së kryetares së grupit dhe në mbledhjet e zakonshme pakënaqësitë e tij janë të shpeshta.