E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalfin: Shqipëria e Kroacia, fitueset e 2008-ës

Numri dy i qeverisë bullgare, Ivailo Kalfin, duke folur për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, ka vlerësuar si pozitiv faktin që Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën e anëtarësimit në NATO. Ndërkohë si arritjen më të madhe ai ka cilësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Kroacia dhe Shqipëria janë fitueset e vitit 2008 për ftesën që morën për t’iu bashkuar NATO-s. Ndërsa arritja e vitit është qartësimi i statusit të Kosovës. Tani Kosova ka një perspektivë politike të qartë, gjë që ishte edhe qëllimi ynë”, - ka pohuar Kalfin. Ndërsa si probleme që kërkojnë zgjidhje, shefi i diplomacisë bullgare ka vlerësuar heshtjen e emrit të Maqedonisë, dorëzimin e kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë dhe bashkëpunimin e komuniteteve në Bosnje e Hercegovinë.

PS:

Deputetët e PS-së kanë braktisur sallën ashtu siç kishte paralajmëruar kryetari i kësaj partie paraditen e djeshme. Ata nuk qëndruan për të votuar kundër ligjit për hapjen e dosjeve, por zgjodhën rrugën e bojkotit duke ikur nga Parlamenti. PS-ja e ka konsideruar këtë ligj një armë për të mbyllur dosjet e Gërdecit, çështjen "Fazlliç" dhe dosjen e hetimeve të rrugës Durrës-Kukës. Ndërkohë, kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, tha se modelit të Çekisë i janë shtuar 3-4 nene shqiptare dhe Haveri, Presidenti i Çekisë, nuk kishte më probleme me drejtësinë kur ka bërë ligjin. “Çështjen e dosjeve ju e mbajtët më se 2 vjet në sirtar për të shumuar çështjet e mëdha që janë në hetim dhe e nxirrni tani të trembni prokurorinë që ajo të mbyllë gojën për skandalet”, - tha Leskaj.

“Ne kemi motive shumë të forta për të mos u bërë pjesë e kësaj farse. Ai ligj që ju doni të kaloni sot, është antikushtetues, pasi bie ndesh me Kushtetutën, me parimet e Këshillit të Evropës dhe rezolutën e këtij Kuvendi”, - vazhdoi Leskaj.

orancës vazhdojnë diskutimet.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga deputetët votimin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve. Sipas tij, drafti është hartuar sipas ligjit çek dhe është më i miri i aplikuar në vendet ish-komuniste.

“Ju ftoj të votoni për një ligj, për një platformë, që në të gjitha vendet ish-komuniste u adaptua si një akt ligjor për t’u ndarë nga trashëgimia totalitare e komunizmit barbar”, - tha Berisha. Një ligj i tillë në variante të përafërta është miratuar nga Polonia, Rumania, si dhe së fundmi nga Serbia, pas vdekjes së Kryeministrit Xhinxhiç.

“Ky ligj rast pas rasti ndëshkon të gjithë pjesëmarrësit e proceseve politike, qofshin ata punonjës të shërbimeve inteligjente ose të tjerë”, - tha Berisha.

Menjëherë pas Leskajt, ka replikuar Kryeministri Berisha. Ai tha: “Nuk është e vërtetë se është ndryshuar ligji çek”.

“Unë pranoj pa kushte të bëj të gjitha amendamentet që ju thoni se ne paskemi ndryshuar ligjin”.

Berisha akuzoi opozitën se i trembet hapjes së dosjeve prandaj po kundërshton miratimin e ligjit.

Në replika me Berishën, Leskaj tha se përveç projektit të Partisë Demokratike, në sirtar ekziston edhe varianti i Partisë Socialiste për ligjin e dosjeve, i cili nuk është marrë fare në konsideratë.

Ora 18:40 - Deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, e ka konsideruar një demagogji miratimin e ligjit të “spiunëve”. Sipas tij, të gjithë deputetët si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita që janë të implikuar në ngjarje, janë të përjashtuar nga ky ligj.

Ndërkohë, ai ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të kalojë në diskutim ligjin për statusin e minatorëve. “Janë një shtresë me shumë probleme që kontribuon në këtë vend. Ai ligj ka një faturë financiare dhe pa u miratuar nga qeveria, nuk mund të futet dot në Parlament dhe prandaj i bëj thirrje Berishës dhe Topallit që të kalojnë ligjin për minatorët sa më shpejt”, - tha Prifti.

Ora 18:30 - Deputetët e PS-së kanë kundërshtuar ashpër miratimin e ligjit të ashtuquajtur të “spiunëve” ditën e sotme në Parlament. Deputeti i PS-së, Taulant Balla, është shprehur se “ligji për pastrimin e figurave bëhet për të mbyllur çështjen e Gërdecit, çështjen Fazlliç dhe “Basha”, tri ngjarjet më të nxehta që implikojnë qeveritarët”.

Ai është ndalur më gjatë në çështjen e Gërdecit. Sipas tij, pas 10 muajsh kërkohet të mbyllet hetimi për këtë tragjedi e cila mori 26 jetë njerëzish, rrafshoi dhe hoqi nga harta e Shqipërisë një fshat të tërë si dhe dëmtoi qindra biznese të pafajshme.

Balla tha se sipas listave, më i dëmshpërblyeri i tragjedisë së Gërdecit rezulton kryetari i Bashkisë së Vorës.

“Sot mazhoranca kërkon që me votë të zhdukë forcën e prokurorisë dhe gjykatës. Hetimet e Gërdecit kanë implikuar qeveritarët dhe me anë të këtij ligji ata kërkojnë t’u mbyllet goja prokurorëve, pasi hetimet kanë nxjerrë në lojë personat më të lartë të qeverisë”, – vazhdoi Balla.

Ora 18:00 - “Ligji i spiunëve” pritet të miratohet sot në Parlament. Deputetët e PS-së e kanë konsideruar këtë ligj një armë për të mbyllur dosjet e Gërdecit dhe të rrugës Durrës-Kukës. Gjatë paradites, dy kampet kryesore të politikës kanë bërë komente pro dhe kundër tij. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi ligjin “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë” ose i njohur ndryshe si “ligji i spiunëve” si një detyrim për kategorinë e të persekutuarve nga regjimi komunist. Kurse kryesocialisti Rama u bëri thirrje ligjvënësve të mos e miratojnë sot ligjin që sipas tij “shkel të drejtat e njeriut”.

Gjatë seancës plenare, deputeti i PS-së, Musa Ulqini, e konsideroi absurd kalimin e ligjit të dosjeve sot në Parlament. Ai ka përmendur sot tragjedinë e Gërdecit, e cila me ligjin e "dosjeve" që pritet të kalojë sot në Parlament, do të mbyllet përfundimisht.

“Nëntë muaj pas tragjedisë së Gërdecit, ende nuk vihen para përgjegjësisë fajtorët.

Berisha nuk ka bërë publik asnjë raport për ngjarjen në fjalë. Ka më shumë se 8 muaj që grupi parlamentar ka depozituar një kërkesë në Parlament, që Berisha të bëjë një raport për Gërdecin, por deri tani ka vetëm heshtje”, - tha Ulqini.

“Përballë heshtjes së Berishës, punëtorët e Gërdecit në qershor u futën në grevë, por me gjithë kërkesat e tyre, qeveria heshti”.

“Mazhoranca ka vendosur sot të miratojë një ligj për “dosjet e spiunëve”, duke kërkuar të mbyllë dosjet si të Gërdecit”, - vazhdoi Ulqini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›