E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Grupi i kasafortave", nisin verifikimet e pasurive

Prokuroria e Krimeve të Rënda, shkresë hipotekës dhe bankave të nivelit të dytë për të verifikuar pasuritë e të dyshuarve

TIRANË- Një javë pas arrestimit të shtatë personave të dyshuar si të përfshirë në një grup të vjedhjes dhe grabitjes së kasafortave, shumave të mëdha nga banesa të ndryshme kryesisht biznesmenë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nisi verifikimin e pasurive të personave të arrestuar dhe atyre në kërkim.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të organit të akuzës të cilët pohuan se verifikimet po kryhen në zyrat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Po kështu verifikimet janë drejtuar edhe në drejtim të disa prej bankave dhe institucioneve financiare të nivelit të dytë në vend. Në drejtim të këtyre organeve është kërkuar verifikimi i pasurive të të gjithë personave të dyshuar si të përfshirë në grupin e vjedhësve të arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës javën e kaluar.

Ndërkaq, pa u verifikuar mësohet se nuk do të mbesin as pasuritë e personave të tjerë të dyshuar të cilët nuk janë proceduar apo që janë në hetim nga organet përkatëse.

Sipas burimeve ndaj këtyre organeve, janë dërguar shkresa ku kërkohen të dhëna mbi pasuritë e tundshme dhe të patundshme, llogaritë bankare në emër të të dyshuarve, të afërmëve apo miqve të të arrestuarve.

Në emër të tyre apo nëpërmjet të tretëve, mund të kenë hapur llogari bankare për të depozituar paratë që mund të jenë përfituar nga fitimi i parave nëpërmjet bastisjes së pronave të ndryshme gjatë aktivitetit të kësaj bande.

Po kështu verifikimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive pritet të kryhen me qëllim për të gjetur prona dhe pasuri në emër të të arrestuarve apo të afërmëve dhe miqve të tyre.

Verifikimet do të kryhen me qëllim gjetjen dhe grumbullimin e sa më tepër pausrive të mundshme që mund të jenë vënë nëpërmjet parave të marra nga bizneset e dëmtuara prej të akuzuarve në disa vite aktivitet.

Në fund të javës së kaluar, policia arrestoi shtatë persona dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim. Ndër të dyshuarit kryesorë si organizatorë ishin Sulejman Bakalli, Sajmir Kuçi etj.

Të gjithë të arrestuarit ishin me precedentë penalë të mëparshëm, kryesisht në drejtim të krimeve kundër pronës. Në tendencën kriminale të të arrestuarve dhe të kërkuarve policia dhe prokuroria kanë vënë re se shumica e tyre janë përfshirë apo hetuar në grabitje me armë.

Të arrestuarit
Elton Lika, 26 vjeç,
Sajmir Kuçi, 26 vjeç
Sulejman Bakalli, 26 vjeç
Taulant Mataj, 28 vjeç
Euklid Guri Habili, 27 vjeç
Dritan Hidër Duka, 28 vjeç,
Admir Burri, 31 vjeç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›