E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prag zgjedhjesh, arrestohet kandidati i BDI

Policia maqedonase ka arrestuar dje kandidatin per deputet nga radhet e BDI-se dhe anetar i kryesise se kesaj partie, Talat Xhaferri. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i Ministrise se Puneve te Brendshme, Ivo Kotevski. Ai tha se Talat Xhaferri eshte arrestuar ne vendkalimin kufitar Jazhince, drejt Kosoves. Shkak per arrestimin e tij mesohet te jene dyshimet e organeve te hetimit per perzierje ne incidentet zgjedhore.

Xhaferri dyshohet se ka marre pjese ne shume incidente qe ndodhen para zgjedhjeve parlamentare dhe ne diten e votimit me 1 qershor. Policia dyshon se ai ka kryer nje sulm mbi pjesetare te policise dhe ka penguar punen e policise gjate mitingut parazgjedhor te Bashkimit Demokratik per Integrim ne Tetove. Xhaferri dyshohet edhe se ka marre pjese ne incidentet zgjedhore qe me 1 qershor ndodhen ne rrethin e Gostivarit.

BDI-ja e denoi arrestimin e kandidatit te tyre per deputet, duke e vleresuar si "goditje te rende mbi demokracine". "Eshte absurde dhe e pasqaruar se si policia ende gjurmon dhe nuk arrin t'i gjeje sulmuesit me bomba mbi shtepine e Xhaferrit, qe ndodhen ne fillim te fushates zgjedhore, por arriti me procedure te shkurter ta arrestoje Xhaferrin", beri te ditur BDI.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›