“Guardian” dërgon gazetarin në Burrel
Gazeta prestigjioze britanike, “Guardian” ka dërguar një gazetar investigativ në Burrel, në shtëpinë e përfolur si qendra e transplanteve të organeve të serbëve të rrëmbyer nga UÇK-ja, sipas aludimeve të bëra nga ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte. Investiguesi Paul Lewis ka udhëtuar në Burrel në shtëpinë që qëndron në qendër të supozimeve për trafikun e organeve gjatë luftës kosovare, për të vizituar shtatë anëtarët e familjes Katuci. “Ata qëndronin të ulur e të heshtur në dhomën e tyre të ndenjjes, me duart mbështetur tek gjunjët, ndërsa shiu trokiste në dritare. Ata janë pyetur nëse kanë qenë bujtës të një prej krimeve më makabre të luftës së Kosovës të vitit 1999. Dhe ata nuk deshën të flisnin. Në shtëpinë e tyre, në fshat në veri të Shqipërisë në rajonet malore besohet se rebelët kosovarë kanë sjellë qindra serbë robër dhe ushtarë të kapur për t’u marrë organet pas bombardimeve të NATO-s. “Unë nuk e kam bërë një gjë të tillë”, tha 50-vjeçari Mercim Katuci, kryetari i familjes, duke thyer heshtjen pasi ktheu një gotë. “Prandaj jam i zemëruar. ne na ka mbërthyer turpi. Njerëzit në fshat na thonë: ‘Ju i vratë serbët. Ju jeni njerëz të ligj’. Ne jemi njerëz të varfër – si mund t’i vrasim ne qindra ushtarë në këtë shtëpi?” Vëmendja do të bjerë së shpejti përsëri në këtë shtëpi kur një hetues special i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili do të riekzaminojë çështjen me skuadrën e tij, disa kilometra larg Burrelit. Ata janë kërkuar të nisin hetimin në muajin prill mbi “shtëpinë klinikë”, kur u botua libri i Karla Del Pontes, ku ajo komentonte se kishte raportime të besueshme se ushtarët serbë kishin qenë në këtë vend”, shkruan gazeta. Në familjen Katuci, Del Ponte personifikohet me emrin ‘shtriga’ dhe familjarët kanë kërkuar kompensim për hetimin e OKB-së, që e kanë vlerësuar si të bezdisshëm. “Ata donin të thyenin dyshemenë. Ndërsa unë kërkoj që kjo çështje të zbardhet dhe të njihet pafajësia e familjes sime”, ka deklaruar kryefamiljari. “A dukemi ne si një familje që bën të tilla gjëra”, tha Defrim Kadiu, nipi i Katucit. “A duket kjo shtëpi si spital për 300 vetë? Nëse kjo është e vërtetë, atëherë familja ime le të varet përpara të gjithëve”, tha ai për reporterin e “Guardian”.